Sindikata e Policisë serbe kërkon rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së

Sindikata e policisë serbe kërkon rrënimin e lapidarit për dëshmorët e UÇPMB-së, i cili me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë u vendos në qendër të Preshevës.
"Zotëri Daçiq, në fund të muajit të kaluar, publikisht keni premtuar se do të hiqen të gjithë përmendoret e vendosura të UÇPMB-së. Edhe pas një muaji nuk ka rezultat, përveç deklarimeve mediale se janë arrestuar një grup i të rinjve që ishin nisur drejt Preshevës për ta rrënuar njërin nga përmendoret, " deklaroi drejtori i sindikatës së policisë serbe, Glisho Vidoviq, raportin ina.
Sindikata e policisë ka thënë se të punësuarit në MUP-in serb tregojnë pakënaqësi të madhe për atë se pse shteti nuk ndërrmer asgjë për të heq përmendoret,siç i quan të "terroristëve", ndërsa nuk ka ndërtuar asnjë përmendore "për heronjtë e vdekur" që kanë dhënë jetë për mbrojtjen e vendit.
Sipas tyre në sheshet e Serbisë nuk duhet të ketë vend për vendosjen e lapidarëve të terroristëve.
"Pyesim se a do të lejonte SHBA që të vendoset në shtetin e saj një përmendore për Al Kaidan? A do të lejonte Spanja që të vendosë për ETA? A do të lejonte Italia që të vendoset për brigadat e kuqe? A do të lejonte Gjermania që të vendoset për fraksionin Armata e kuqe? A do të lejonte Anglia që të vendoset për luftëtarët e IRA?," thuhet në njoftimin e sindikatës së policisë serbe./Indeksonline/