Probleme te Milan demtohen Tiago Silva e Flamini
Ndeshja e humbur 2-0 perballe Ajaksit ne San Siro ka lene pasoja per kuqezinjte te cilet humbasin Tiago Silven dhe Flaminine si pasoje e demtimeve. Lajmin e konfirmoi dje klubi kuqezi permes nje njoftimi zyrtar ne faqen e internetit. Qendermbrojtesi brazilian ka pesuar nje terheqje ne meniskun e gjurit te djathte dhe do te udhetoje drejt Rio de Zhaneiros ku do tu nenshtrohet kontrolleve te hollesishme nga profesor Joze Luiz Runko mjek i Kombetares braziliane. Ai mund te mungoje nga 3-4 jave. Po kaq eshte vleresuar edhe demtimi i mesfushorit Metju Flamini. Rezonanca magnetike evidentoi nje terheqje ne ligamentin e mesem te gjurit te djathte.