E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter rikthehen te demtuarit ne Kupen e Klubeve

Interi do te niset sot drejt Abu Dhabit ku do te pergatitet per gjysmefinalen e Boterorit te Klubeve me 15 dhjetor. Benitezit i rikthehen disa prej titullareve. Mbrojtesit Maikon dhe Kivu jane ne dispozicion per gjysmefinalen nderkohe qe listes i shtohen edhe emrat e Hulio Sezarit dhe Diego Militos. Portieri brazilian dhe sulmuesi argjentinas jane drejt riaftesimit perfundimtar. Ata do te jene gati per finalen por stafi zikalter uron te mos ua kete nevojen ne ndeshjen gjysmefinale. Ndryshe nga Sezar dhe Milito Kivu dhe Maikon do te jene gati qysh ne perballjen e 15 dhjetorit. Mbrojtesi rumun mund te ishte aktivizuar edhe ne transferten me Verderin por stafi vendosi te mos rrezikoje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›