E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset i moshuari

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e së hënës në qytetin e Shkodrës, pas një shpërthimi me një bombol gazi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Xabije" dhe i plagosuri nga kjo ngjarje rezulton të jetë një i moshuar Qazim Avdiu 73 vjeç. Mësohet se i moshuari ka qenë në banesën e tij në mëngjes dhe shpërthimi ka ndodhur gjatë momentit kur ka ndezur bombulën e gazit për të bërë kafen e mëngjesit. Nga shërthimi i shkaktuar 73-vjeçari është dëmtuar në fytyrë dhe në pjesën e gjymtyrëve. I moshuari, i cili jetonte i vetëm në banesën e tij në Shkodër është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën e parë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, për të nisur hetimet përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›