Korçë, hetohet një bullgar, trafikoi makinën 15 vite më parë

Një shtetas bullgar është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga policia e Korçës pasi akuzohet për trafikim të mjeteve motorike.
Emil Georgiev Davideov, është ndaluar nga policia e Korçës në datën 6 janar pasi akuzohet se në vitin 1997 ka vjedhur një makinë në Bullgari.
Pas vjedhjes në vitin 1997 Davidov e ka sjellë makinën në Shqipëri dhe e ka shitur tek qytetari nga Korça me inicialet L.B 41 vjeç, banues ne lagjen Nr. 2.
Pas hetimeve të para, shtetasi nga Bullgaria po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.