Krasniqi nuk sqaron nëse qëndron prapa Iniciativës Qytetare

Ndonëse nuk e ka pranuar ende publikisht se qëndron parapa iniciativës qytetare që doli si pasojë e përçarjes së PDK-së në Malishevë dhe Drenas, Jakup Krasniqi ka thënë se përkrah çdo iniciativë qytetare.
Krasniqi ka thënë se pa marrë parasysh se ka apo nuk ka ndonjë lidhje me iniciativat qytetare, do t’i mbështes ato kudo që ndodhen nëse kanë për qëllim përmirësimin e qeverisjes qoftë në nivelin lokal apo atë qendror.
I pyetur për zgjedhjet e nëntorit dhe aplikimin e vetëm një listë të përfaqësueseve serb të veriut, ai ka deklaruar se për çdo lëshim në veri të Kosovës me listat serbe në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, i bënë përgjegjës kryesorë ata të cilët kanë marrë pjesë në bisedimet në Bruksel./Indeksonline/