Kryeministri Thaçi nesër në vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë, njofton Kryeministria.
Me këtë rast, Kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
Gjatë vizitës, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, me mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Shqipërisë, Edi Rama, me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha./Indeksonline/