E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, Muamar Gadafi raportohet i vdekur. Rebelët: Do pastrojmë Sirten nga luftëtarët e diktatorit

20-10-2011 / Gazeta 55

Forcat e Këshillit Tranzitor marrin nën kontroll Sirten, bastionin e fundit të kolonel Gadafit

Pas konfirmimit për kapjen e kolonelit Muamar Gadaf, televizioni i Libisë ka deklaruar edhe vdekjen e ish presidentit të dëbuar. Sipas informacioneve të para rezultonte se koloneli ishte plagosur rëndë në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Më pas, është njoftuar edhe vdekja e tij. Sipas mediave, trupi i kolonel Gedafit, është transportuar nga rebelët në Misurata. Fillimisht u deklarua se ishte ndaluar Muamar Gadafi dhe sipas CNN, ai ishte kapur në Sirte.
Më herët komandantët e vijës së frontit në Sirte thanë se forcat e përkohshme qeveritare të Libisë kanë marrë kontrollin mbi bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamar Gadafi. Kreu i operacioneve në pjesën lindore të qytetit, Junus Ali Abdali, ka deklaruar për Reuters se Sirte tashmë është liruar duke sfiduar rebelët dhe se forcat janë duke i ndjekur luftëtarët e Gadafit që po përpiqen të largohen. Ai ka shtuar se
forcat rebele janë duke ndërmarrë një “operacion pastrues” dhe se së shpejti qyteti do të jetë tërësisht i lirë.
Kështu, forcat e përkohshme qeveritare të Libisë më në fund kanë marrë kontrollin mbi Sirten-bastionin e fundit të luftëtarëve të presidentit të dëbuar, Muamar Gadafi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›