E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi takon zëvendësndihmëssekretarin Boyen

Nga Express më 05 maj 2011 në ora 09:14

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi, pati të mërkurën një drekë pune në Muzeun Etnologjik të Kosovës me zv/ndihmëssekretarin amerikan për Diplomaci Publike në Zyrën për Evropë dhe Euroazi, Spencer Boyer.

Krasniqi e Boyer biseduan për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës, për ndërkombëtarizimin e sportit kosovar dhe për shumë çështje tjera që ndërlidhen me kompetencat e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministri Krasniqi falënderoi Boyer’in për ndihmën e dhënë dhe që po vazhdojnë t’ia japin Kosovës SHBA’të. Në veçanti, ministri theksoi angazhimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në çështjet që kanë të bëjnë më trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›