E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehen The Pixies?

Pas insistimit të këngëtarit të grupit U2, Bono Vox, kult grupi amerikan The Pixies do të mund të ndërpres pauzën 20-vjeçare dhe t’i kthehet punës që gati “e harruan”, incizimit të një albumi të ri. Nga Express më 05 maj 2011 në ora 09:16

Kitaristi i grupit The Pixies, Jay Santiago, iu tha mediave amerikane se Bono disa herë “ua përkujtoi” se tash dy dekada nuk kanë incizuar asgjë dhe se është koha e fundit që të fillojnë të bëjnë diçka konkrete.

"Disa herë, moti, u munduam që të bënim një këngë të re, por gjithnjë na ndodhte ndonjë problem, kështu që hoqëm dorë krejtësisht nga kjo punë. Besoj se tani është koha e duhur që ta ndryshojmë këtë gjë dhe që të gjitha moskuptimet t’i lëmë pas”, theksoi Santiago.

Ndryshe, grupi The Pixies u shpërbë në vitin 1993, dhe u ribashkua në vitin 2004. Prej asaj kohe grupi performon, por kryesisht nëpër klube nate, në gjithë botën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›