Kosovë, 7 zyrtarë në pranga për shpërdorim detyre
PRISHTINE- Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion sot pas orës 15:00, ka realizuar një operacion me qëllim luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e finalizuar atë me arrestimin e shtatë personave të dyshuar.
Personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
“Katër nga të arrestuarit, sipas mediave kosovare janë zyrtarë doganor, dy nga Agjencioni kosovar i produkteve medicinale (AKPM) dhe një menaxher i një kompanie private. M. C. (1981), A. Z. (1986), G. K. (1956), B. D (1963), E. SH. (1985), A. S. (1985), A. D. (1977).
I tërë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe të arrestuarve u është komunikuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.
(m.a/BalkanWeb)