E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi:Nuk ndihem fajtor, për zgjedhjen e Pacollit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi deklaroi se nuk ndihet fajtor për shkak se zgjedhja e Behxhet Pacollit president është cilësuar jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
 

Ai theksoi se ka udhëhequr një seancë të Kuvendit të Kosovës të përgatitur nga dikush tjetër dhe si kryetar i Kuvendit vetëm sa e ka zbatuar planin që i është ofruar nga administrata.
 

Krasniqi tha se e respekton vendimin e Gjykatës, ndërkaq sipas tij procedurat e mëtejme do të dihen pasi ta shoh vendimin.
 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës e ka vlerësuar si të pranueshme ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli, duke vlerësuar kështu se vendimi për zgjedhjen e tij ka qenë jo-kushtetues.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›