E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekomandimi i Kushtetueses: Ndryshojeni nenin 86

Gjykata Kushtetuese e Kosovës  ka publikuar arsyet e vendimit të vetë që e shpallë të pavlefshëm votimin për Pacollin president. Aty nuk jepet ndonjë rekomandim i qartë se çfarë duhet bërë në vazhdim, por pranohet se ka problem me nenin 86 të Kushtetutës.

“Gjykata vëren se Korniza Kushtetuese qendron e heshtur lidhur me numrin e kandidateve per zgjedhjen e Presidentit te Kosoves. Megjithate, ndryshe nga Korniza Kushtetuese, neni 86 i Kushtetutes se Republikes se Kosoves permend ne menyre te qarte se duhet te kete me shume se nje kandidat ne raundin e pare dhe te dyte, si dhe ne raundin e trete. Eshte e qarte se hartuesit e Kushtetutes kane zgjedhur formulimin e fjaleve te nenit 86 te Kushtetutes me qellim qe te devijojne nga sistemi i parapare ne Kornizen Kushtetuese, duke perqafuar keshtu nje sistem me demokratik ku me shume se nje kandidat nevojitet para se te vihet ne levizje procedura per zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves. Procedura e zgjedhjes eshte krijuar me qellim qe te siguroje, qe me shume se nje kandidat i nominuar per t`u zgjedhur si President, ai, qe mori shumicen e votave do te zgjidhej si perfaqesues i popullit te Kosoves. Nese qellimi i hartuesve te Kushtetutes do te kishte qene qe te paraqisnin nje procedure alternative per zgjedhje, vetem me nje kandidat te nominuar, Kushtetuta, shprehimisht do e kishte parashikuar nje procedure te tillë”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese të bërë publik para disa çastesh.

“Në këto rrethana, Gjykata konkludon se procedura per zgjedhjen e Behgjet Pacollit si President i Republikes se Kosoves, mbajtur ne seancen e jashtezakonshme te Kuvendit, me 22 shkurt 2011, perben shkelje te nenit 86 te Kushtetutes dhe prandaj, eshte kunderkushtetuese”, thuhet në aktvendim.

Gjykata ka vlerësuar si antikushtetuese edhe faktin se në seancën e 22 marsit, nuk kishte kuorum prej dy të tretave të deputetëve të Kuvendit, në kohën kur u mbajt raundi i parë dhe i dytë i zgjedhjes së presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›