E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredencialet, Berisha: KiE goditi bojkotin e opozites

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Asambleja Parlamentare e KE me pranimin e kredencialeve shqiptare i ka dhënë goditje fatale politikës së bojkotit të ndjekur nga opozita shqiptare.Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha e cilësoi letrën e Arta Dades drejtues KiE si “antishqiptare”.“KiE i dha një goditje të merituar bojkotit. Kërkesa e PS-së është e dënueshme dhe antishqiptare” – deklaroi Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.Kryeministri mbrojti emërimin e Kastriot Islamit si anëtar të Asamblesë, pasi ishte i vetmi në këtë forcë politike që kishte mandatin e Asamblesë. Duke e quajtur si akt “të paprecedentë”, KiE- tha Berisha- i dha një goditje të merituar bojtokit të PS. Demokracia nuk shpërblen bojtokotin”Kryeministri Berisha kërkoi nga Partia Socialiste të shprehë ndjesen e saj për situaten e krijuar, ndërsa u bëri thirrje deputetëve socialistë të kthehen përfundimisht në parlament.  Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës i ka dha fund dje vendimit për të pezulluar përkohësisht të drejtën e votës të delegacionit parlamentar të Shqipërisë. Komisioni i Rregullores së Këshillit Europian, në mbledhjen e zhvilluar paraditen e djeshme vlerësoi se, “nuk ka mungesë balance në delegacionin shqiptar. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka shkelur kërkesat e Rregullores së Asamblesë Parlamentare. Për këtë arsye, u vendos unanimisht të ratifikohen kredencialet e delegacionit të Shqipërisë”. Dy ditë më parë, grupi socialist i Asamblesë kuvendore të KE-së kërkoi pezullimin e votës së delegacionit shqiptar, deri në verifikimin e kredencialeve të tij. Propozimi erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga Partia Socialiste, që nëpërmjet një letre zyrtare drejtuar KE-së, ngrinte shqetësimin e mosrespektimit të proporcionalitetit politik në përbërjen e delegacionit nga ana e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›