E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet një tjetër homoseksual prostitutë

Durrës

Ndalohet në flagrancë një i ri që prostituonte me meshkuj kundrejt pagesës prej një mijë lekësh të reja. Policia deklaroi zyrtarisht se ndaj 24-vjeçarit nga Fieri E.M, i dënuar edhe më parë për prostitucion, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale të marrëdhënieve seksuale a homoseksuale në vende publike dhe ushtrimit të prostitucionit. Fieraku u kap tek Ura e Dajlanit, në brendësi të rrethimit të shinave të trenit, ndërsa kryente marrëdhënie homoseksuale me shtetasin A.Z për vlerën e një mijë lekëve, shumë kjo që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet e mëtejshme për këtë rast do të kryhen nga prokuroria.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›