E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbytet në pellg vajza dy vjeçe

Vlorë

Mbytet në një pellg me ujë një vajzë dy vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pasdite në fshatin Ceprat të Rrethit të Vlorës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se fëmija me inicialet E.H, jetonte në Orikum dhe prindërit e saj kishin shkuar për vizitë tek të afërmit në fshat. Vajza ka qenë duke luajtur me kushërirat kur i ka shkarë këmba dhe ka rënë në një pellg me ujë. Fëmijët e trembur kanë rendur të kërkojnë ndihmën e të rriturve, por nuk është bërë shpëtimi në kohë i vogëlushes. çdo përpjekje për ta risjellë në jetë vogëlushen ka qenë e kotë, pasi uji kishte depërtuar në mushkëri dhe ajo ka vdekur nga asfiksia. Vogëlushja është dërguar për në morgun e spitalit rajonal të Vlorës, nga ku është tërhequr më pas nga familjarët e saj.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›