Kredi per SME, perfshihen ne skeme 7 banka Sonila Isaku
Shtate banka te nivelit te dyte do te perfshihen ne skemen e financimit te sipermarrjeve te vogla dhe te mesme. Ministri i Ekonomise ka nenshkruar marreveshjen per fondin shqiptar te sigurise. Kreu i kesaj ministrie e vleresoi si shume te vlefshme kete marreveshje me partneret italiane.
Marreveshja
Nenshkrimi i marreveshjes do te sherbeje me efikasitet per te mbajtur te larte nivelin e kreditimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, te cilat ne kete periudhe kane nevoje te mbeshtetet mbi te gjitha me linja te buta kreditimi. "Objektivi paresor i ketij programi eshte padyshim mbeshtetja e zhvillimit te sektorit privat e ne vecanti e ndermarrjeve te vogla e te mesme, nepermjet kreditimit dhe garantimit te riskut per keto kredi. Kjo do te stimuloje sektoret e agro-perpunimit, energjise, burimeve te rinovueshme, ndermarrjet eksportuese, aktivitete ne fushen e mbrojtjes se mjedisit, etj",- tha gjate fjales se tij ministri i Ekonomise, Nasip Naco. Sipas tij, rreth 95 per qind e sektorit privat ne Shqiperi perbehet nga SME-te dhe rendesia e mbeshtetjes se ketyre ndermarrjeve behet edhe me e madhe, duke pasur parasysh faktin se ekonomia shqiptare gjithnje e me shume eshte shnderruar ne nje ekonomi thellesisht private, ku rreth 85 per qind e PBB-se, pas privatizimeve te medha, vjen prej sektorit privat.
Bashkepunimi
I pranishem ne firmosjen e marreveshjesh ka qene edhe ambasadori i Italise ne Tirane, Saba D'Elia, i cili theksoi faktin se pjese e pare e Programit Italo-Shqiptar per Zhvillimin e Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme, linja e kreditimit, pati nje sukses te kenaqshem. Qe nga viti 2009 e deri me sot ka lehtesuar kredimarrjen per 45 ndermarrje te vogla dhe te mesme shqiptare. "Krijimi i Fondit te Garancise, lejon zgjerimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme qe mund te perfitojne kredi dhe te realizojne investimet e tyre, duke perfshire edhe ato qe deri me sot nuk e kishin perfituar nje mundesi te tille. Eshte i rendesishem identifikimi ne skemen e parashikuar nga Fondi i Garancise per disa sektore prioritare per ndermarrjet e vogla dhe te mesme pjesemarrese, te cilat mund te perfitojne nje mbulim te garancise maksimale deri ne 60 per qind te kredise se kerkuar. Kritere te tilla prioriteti i referohen projekteve agro-industriale, iniciativave me impakt te ulet ne mjedis, prodhime qe perdorim burime te rinovueshme",- tha z. D'Elia, ambasadori i Italise. Fondi i Garancise eshte nje skeme qe funksionon ne shume shtete te zhvilluara. Me ane te financimeve, shume biznese ne veshtiresi mund te ndihmohen, ose dhe te mundesohen investime shtese qe kerkojne sipermarresit.