E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano, zbulohen 80 kg heroinë, 3 shqiptarë në pranga

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve pasi në apartamentin e tyre në Milano u gjetën 80 kg heroinë. Burime nga policia italiane bëjnë të ditur se apartamenti ishte shndërruar në një laborator për përpunimin e drogës. 

MILANO- Tre shqiptarë janë arrestuar sot nga policia e Milanos, pasi në apartamentin e tyre u gjetën 80 kg lëndë narkotike e tipit heroinë dhe 100 kg lënë përzierëse.
Policia ka sekuestruar edhe peshore dhe materiale të tjera që shërbenin për të paketuar dhe për të ndarë drogën në doza.

Burime nga policia italiane bëjnë të ditur se apartamenti ishte shndërruar në një laborator për përpunimin e heroinës, brenda të cilit janë zbuluar edhe dokumente, ku figuronin bilancet e regjistruara nga të ardhurat e drogës.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarëve, ndërkohë që mësohet se policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse shqiptarët kishin bashkëpunëtorë të tjerë, dhe për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›