E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia në Lekë ruan norm mesatare të rritjes vjetore

Sipas BSH-së, kredia për biznesin ka dhënë kontributin kryesor në rritjen mujore (Gusht 2009) të kredisë, një fenomen ky i përhershëm, por që këtë muaj vjen veçanërisht më i theksuar, kjo për shkak se siç thuhet në raportin e BSH-së, se ngadalësimi i kredidhënies në valutë ka sjellë uljen e ritmit të rritjes së kredisë në përgjithësi.

Në raportin e saj mbi zhvillimet e politikës monetare gjatë muajit gusht Banka Qendrore vëren se është rritur besimi i publikut ndaj bankave dhe sistemi bankar në vend, po orientohet drejt tendencës së qëndrueshmërisë.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›