SHBA/ Falimentojnë tre banka të tjera të njohura
Tri banka amerikane falimentuan duke e çuar numrin total në 98 të tilla këtë vit, ndërkohë që rregullatorët vazhdojnë të eliminojnë institucione financiare që janë të tejmbushura me kredi të këqia dhe kanë probleme të rënda me likuiditetin. Zyra e Sigurimit të Rezervës Federale (FDIC) deklaroi sot se "Warren Bank" në Miçigan u mbyll dhe depositat e saj u morrën përsipër nga "Huntington National Bank" në Ohajo.
Në "Warren Bank" ndodheshin rreth 538 milionë dollarë në asete financiare dhe 501 milionë dollarë në depozita.
"Jennings State Bank" në Minesota gjithashtu u mbyll, depozitat e të cilës i mori përsipër Banka Qendrore e po të njëjtit shtet, ndërkohë vlera monetare e aseteve financiare arrin në 56,3 milionë dollarë dhe 52,4 milionë dollarë në depozita.
Banka e tretë e mbyllur nga rregullatorët ishte "Southern Colorado National Bank", depozitat e së cilës u morën përsipër nga "Legacy Bank" e po të njëjtit shtet, ku vlera e aseteve finanaciare arrin 39,5 milionë dollarë dhe depozitat 31,9 milionë dollarë.
Në total, falimentimi i tre bankave të fundit do t'i kushtojë Zyrës së Sigurimit të Rezervës Federale (FDIC) një vlerë të kombinuar prej 293 milionë dollarë