E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket protestojne kunder levizjes se traumes

I gjithe personeli i Spitalit Ushtarak ka pezulluar punen dhe kane protestuar kunder levizjes se pavijonit te traumes. Pervec mjekeve te ketij spitali, jane bashkuar edhe ata te spitalit civil, te cilet prej 14 vjetesh punojne se bashku. Kerkesa kryesore e ketyre mjekeve ka qene qe Ministria e Shendetesise te marre nje vendim sa me te shpejte, por jo duke sjelle deme ne kete pavijon kaq te rendesishem te ketij spitali por edhe te mjekesise shqiptare. “I kerkojme Ministrise se Shendetesise qe ose te terheqe mbrapsht kete vendim qe ka marre, ose ne do vazhdojme protestat, duke pezulluar te gjithe punen”, eshte shprehur shefi i urgjences se Spitalit Ushtarak, Myrteza Bajraktari. Sipas tij, ne mbeshtetje te tyre do te jene edhe mjeke te Spitalit te Sanatoriumit dhe ata te QSUT-se. “Ne qendren e traumes po investohet vit pas viti dhe nuk mund qe kjo te shkaterrohet me nje vendim. Nderkohe qe numri i aksidenteve vjen gjithmone dhe ne rritje” eshte shprehur Bajraktari.
I gjithe konflikti per qendren e traumes ka lindur pas nje vendimi te ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, i cili ka kerkuar ta ndaje ate. Sipas tij, ne QSUT do te kaloje vetem pjesa e ortopedise kirurgjikale, kurse pjesa tjeter do te mbetet ne Spitalin Ushtarak. Por mjeket e ketij spitali nuk kane pranuar. Por nje tjeter fakt eshte se edhe mjeket e kirurgjise se QSUT-se nuk kane pranuar qe koleget e tyre nga Spitali Ushtarak te “zbarkojne” ne qendren me te madhe universitare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›