E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anti-duhani, inspektorati “spiunon” te policia bashkiake

Tashme nuk do te jene inspektoret e Drejtorise se Shendetit Publik, te cilet do te konstatojne dhe vendosin gjobat ne ambientet ku pihet duhan, por Policia Bashkiake. Pas marreveshjes qe kane arritur keta dy te fundit, inspektoret do te japin informacionin se cili institucion apo subjekt privat eshte duke shkelur ligjin dhe me pas do te jete policia bashkiake qe do te merret me vendosjen dhe vjeljen e gjobave. “Dikasteri i shendetesise eshte i vendosur dhe angazhuar me te gjitha strukturat per zbatimin e ligjit anti-duhan ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise”, deklaroi dje Roland Shuperka, specialist i ISHP-se. Gjithashtu, ai i ka bere thirrje te gjitha institucioneve shteterore dhe private, per zbatimin korrekt te ketij ligji, pasi masat ndeshkuese nuk do te mungojne. Nderkohe qe te gjitha subjektet qe jane penalizuar per moszbatimin e ligjit te duhanit, duhet te shlyejne sa me pare detyrimet, pasi po aplikohet gjoba me kamatevonese. “Keto jane masat e rrepta qe do te ndermerren ndaj 75 subjekteve qe kane shkelur ligjin anti-duhan dhe nuk i kane shlyer ende ato”, eshte shprehur koordinatori Kombetar per Politikat e Kontrollit te Duhanit ne Shqiperi, Roland Shuperka. Sipas tij, me venien ne funksion te kamatevonesave vlera e gjobave deri me tani ka shkuar ne 80 mije leke. Vec subjekteve eshte vendosur te penalizohen te gjithe drejtuesit e Inspektoratit Sanitar Shteteror, ne te gjitha rrethet, per neglizhence ndaj zbatimit te ketij ligji. Ministria e Shendetesise se shpejti do te beje publik edhe nje numer telefoni pa pagese, per te denoncuar abuzimet me ligjin si dhe do te jape asistence teknike per te ndihmuar duhanpiresit per te lene duhanin.
Ligji kunder pirjes se duhanit ne vendet publike hyri ne fuqi me 26 maj te ketij viti. Fillimisht, sipas te dhenave te DSHP-se, u pa nje zbatueshmeri e mire e ketij ligji, ku nje pjese e mire e bareve dhe lokaleve nuk lejonin pirjen e duhanit ne ambientet e mbyllura. Por ajo qe favorizoi kete ligj duket se ka qene stina e ngrohte e veres, kurse me ardhjen e dimrit u vune re te tjera shkelje. Por, nje tjeter fakt qe solli deshtimin e ketij ligji ka qene mos bashkepunimi i Policise Bashkiake asaj Tatimore dhe Inspektoratit Sanitar Shteteror. Ndersa ky i fundit kontrollonte dhe inspektonte, dy institucionet e tjera nuk bashkepunuan. Aktualisht me ndryshimin e ligjit eshte rene dakord per nje bashkepunim si per vendosjen e gjobave ashtu edhe per vjeljen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›