Kredimarrësit në ish-bankat shtetërore, afati i fundit për debitorët është 30 prilli 2009
Falen gjobat, kamatëvonesat për kreditë deri në 3 milionë lekë. Për të përfituar nga amnistia duhet të nënshkruhen kushtet e reja
Ervin Koçi
Të gjithë kredimarrësit në ish-bankat shtetërore, që kanë përfituar kredi gjatë viteve ’90, duhet që brenda këtij viti të nisin me shlyerjen e kredive, në të kundërt do të përballen me sanksionet ligjore. Qeveria ka publikuar, nëpërmjet Agjencisë së Trajtimit të Kredive, afatet e reja deri më 30 prill të këtij viti, që janë dhe të fundit për të gjithë debitorët ndaj shtetit. Debitorët duhet të paraqiten për të nënshkruar kontratat e reja për të fituar nga lehtësitë për kreditë e pashlyera. Sipas vendimit të marrë në korrik të vitit të kaluar, “të gjithë debitorët përfitojnë nga lehtësitë që sanksionon ligji, por me kusht që të nënshkruajnë kontratat e reja me ATK-në deri më 30 prill 2009”. Gjobat, interesat dhe kamatëvonesat do të falen për të gjithë ata debitorë, të cilët shumën e principalit e kanë pasur deri në 3 milionë lekë. Atyre u kërkohet që të likuidojnë menjëherë vetëm principalin e transferuar nga bankat apo shumën e mbetur të principalit. Po kështu falen interesat, kamatëvonesat dhe gjobat për debitorët që kanë marrë kredi për mekanikë bujqësore, duke u kërkuar të likuidojnë vetëm principalin e transferuar apo pjesën e mbetur prej tij. Debitorëve që kanë mbi 3 milionë lekë si shumë principali do t’u falen interesat, gjobat dhe kamatëvonesat në masën 90 për qind. Këtyre do t’u kërkohet të likuidojnë menjëherë të paktën 40 për qind të principalit të transferuar apo të shumës së mbetur prej tij. Llogaritja e detyrimit të ri, nëse do të mbetet, do të bëhet duke zbatuar normën e interesit 10 për qind për kreditë në lekë dhe 5 për qind për kreditë në valutë. Ndërsa debitorëve që kanë marrë kredi për banesa, interesat, kamatëvonesat dhe gjobat u falen në masën 100 për qind dhe 80 për qind, sipas vendndodhjes. Falja bëhet me kusht që debitori të shlyejë menjëherë të paktën 40 për qind të principalit të transferuar apo të shumës së mbetur prej tij, si dhe duke vendosur kushtet për shlyerjen e pjesës tjetër. Udhëzimi më i fundit i qeverisë mbi kreditë shtetërore të pashlyera ka përcaktuar dhe procedurat e reja për rimarrjen e pasurive për të gjithë ata që e kishin lënë si garanci pasurore.
Vendimi i qeverisë
Qeveria ka përcaktuar qartë me anë të një udhëzimi të ripërpunuar mënyrën se si do të veprojë me të gjithë kredimarrësit e “këqij” që nuk kanë kryer në kohë shlyerjen e kredive të marra në ish-bankat shtetërore. Këtij udhëzimi pritet t’i nënshtrohen të gjitha pasuritë e lëna si garanci ose jo nga debitorët pranë Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Pasuritë nën sekuestro do t’i kalojnë në pronësi ATK-së si pronë shtetërore, pasi nuk janë shitur në ankandet e zhvilluara nga përmbaruesi gjyqësor në zbatim të procedurave ligjore për ekzekutimin e detyrueshëm të detyrimit. ATK-ja do të përgjigjet vetëm për procedurat e marrjes në pronësi dhe të administrimit të sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme deri në momentin e kalimit të dosjeve përkatëse në Drejtorinë e Administrimit dhe shitjes së Pronës Shtetërore ose transferimit kapital të tyre. Si rregull i përgjithshëm, propozimin për marrjen në pronësi të sendit përmbaruesi gjyqësor e dërgon në Drejtorinë e Përgjithshme të ATK-së, me vlerën e ankandit të dytë dhe të dhëna të tjera të evidentuara në procesverbalin e sekuestros dhe zhvillimin e ankandeve për sendin. Në të gjitha rastet, ky propozim duhet të jetë i shoqëruar me dokumentacionin e plotë të pronësisë të lëshuar nga ZVRPP-të përkatëse për sendet e paluajtshme dhe për sendet e luajtshme nga DSHPTRR-ja.
Shitja e pronës nën sekuestro
Për marrjen në dorëzim të sendit, punonjësi i ATK-së, që është i autorizuar për të kryer veprimet përkatëse, mban një procesverbal me përmbaruesin gjyqësor, i cili është i detyruar ta dorëzojë sendin të lirë si nga debitori, ashtu dhe nga çdo posedues tjetër. Personi i autorizuar, sipas rastit, bën aplikimet përkatëse në ZVRPP ose në DRSHTRR, për të marrë aktin e pronësisë, pasi përmbaruesi gjyqësor të ketë dërguar një kopje të vendimit përkatës në këto institucione. Pas përfundimit të procedurave për marrjen në dorëzim të sendit, plotësohet një dosje e veçantë me dokumentacionin e plotë tekniko-ekonomiko-ligjor, një kopje e së cilës arkivohet në dosjen e debitorit. Pas sistemit të dokumentacionit të mësipërm, me urdhër të veçantë të Drejtorisë së ATK-së, bëhet regjistrimi i vlerës së sendit, si edhe sistemimi i detyrimit në kontabilitet. Më tej, pas kontabilizimit të pronës, ATK-ja, kundrejt vlerës së shlyerjes së detyrimit të ristrukturuar, i propozon debitorit kthimin e sendit të marrë në pronësi,nëpërmjet një kontrate shkëmbimi me të. Debitori duhet të kthejë përgjigje brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.
Nëse debitori refuzon propozimin ose nuk jep përgjigje brenda afatit të mësipërm, sendet e marra në pronësi prej ATK-së kalohen për shitje në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Shtetërore.
Detyrimi për debitorët
Debitori ka të drejtë të kërkojë ristrukturimin e detyrimit, sipas lehtësirave që parashikohen në vendimin e Këshillit të Ministrave “Vetëm një herë” pavarësisht nga faza e trajtimit në të cilën ndodhet. Në rast se debitori nuk u përmbahet kushteve të marrëveshjes së re të lidhur, kërkohet likuidimi në rrugë ligjore i detyrimit të kontabilizuar në ATK. Debitori që kërkon zëvendësimin e debitorit dhe kolateralit duhet të ketë likuiduar 40 për qind të detyrimit të transferuar. Ky kusht duhet të plotësohet pas miratimit të zëvendësimit të debitorit në parim dhe para nënshkrimit të kontratës për zëvendësimin e debitorit. Debitori i ri duhet të paguajë 20 për qind të detyrimit të mbetur para nënshkrimit të kontratës për zëvendësimin e debitorit.
4 Shkurt 2009