Procedurat që do të ndiqen për zëvendësimin e kolateralit
Kur vlera e pasurisë së re, mbi të cilën do të vendoset barra hipotekore, është më e lartë se vlera e pasurisë ekzistuese të vënë në garanci dhe e pasurisë së re mbi të cilën do të vendoset barra hipotekore, ajo bëhet nga ekspertë të licencuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme. Debitori, përpara miratimit të zëvendësimit të kolateralit, duhet të arkëtojë jo më pak se 20 për qind të detyrimit të mbetur. Kërkesa për zëvendësimin e kolateralit shqyrtohet nga strukturat e ATK-së dhe, pasi të miratohet në parim nga drejtoria e saj, kërkohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për kryerjen e këtij veprimi. Pas paraqitjes së dokumentacionit të pronësisë për pasurinë që do të hipotekohet, të lëshuar nga ZVRPP dhe raport vlerësimeve për pasuritë e hipotekuara dhe atyre që do të hipotekohen, Drejtoria e ATK-së, me propozim të strukturave përkatëse, vendos përfundimisht të kryhet ose jo ky zëvendësim kolaterali. Për pasuritë që do të vendosen si garanci e re, për kredinë e marrë, hartohet kontratë hipotekimi përpara noterit ku duhet të nënshkruajnë edhe anëtarët madhorë të familjes. Çlirimi i barrës hipotekore për pasuritë ekzistuese të vënë garanci do të bëhet vetëm kur ZVRPP-ja të ketë bërë shënimet dhe të jetë lëshuar dokumenti përkatës që vërteton ngarkimin me barrë hipotekore të pasurisë së re.
Si veprohet në rastet kur ka vendim gjykate për sekuestrot
Çdo debitor, për të cilin ka dalë vendim gjykate “Për lëshim urdhër ekzekutimi”, pavarësisht nëse është dërguar ose jo për ekzekutim të detyrueshëm në Zyrën e Përmbarimit, përfiton lehtësirat vetëm në rast parapagimi të një vlere më të vogël se 7 për qind të detyrimit të përcaktuar në urdhrin e ekzekutimit, të detyrimit të llogaritur deri në datën e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit. Kur debitori ka vazhduar të shlyejë vlera monetare pas daljes së “urdhërekzekutimit”, këto vlera zbriten nga detyrimi i ri financiar që ka huamarrësi sipas kontratës së ristrukturuar. Por problemi më i madh, sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, është identifikimi i debitorëve, të cilët janë larguar jashtë shtetit ose kanë ndryshuar adresë.
Kushtet e reja për pagimin e kredive në ish-bankat shtetërore
1. Debitorëve, të cilëve u kanë përfunduar procedurat e shitjes së kolateralit dhe janë sërish debitorë të ATK-së, u kërkohet likuidim vetëm 50 për qind të detyrimit të mbetur. Llogaritja e detyrimit të mbetur dhe procedurat për likuidimin e tij kryhet sipas kushteve dhe lehtësive të parashikuara
2. Për debitorët e vdekur,u kërkohet trashëgimtarëve të tyre të likuidojnë vetëm shumën e principalit të mbetur.
3. Periudha e pagesës së shumës së mbetur të kredisë nuk mund të zgjatet më shumë se tre vjet në varësi të llojit të kredisë që trashëgohet.
4. Afati përfundimtar për paraqitjen e kërkesave për likuidim me këste është deri më 30.04.2009. Përjashtohen nga ky afat kreditë e dhëna për banesa ose për përmirësimin e kushteve të banimit, të cilat mund të likuidohen: menjëherë, brenda tre viteve ose sipas kushteve dhe afateve të kontratës ekzistuese.
5. Debitorët, të cilët nuk afrohen brenda datës 30.04.2009 për likuidim të menjëhershëm ose me këste të detyrimit, u nënshtrohen ndjekjes me forcë ligjore për likuidimin e detyrimit.
4 Shkurt 2009