E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Roma ndalohet nga Rexhina



Rexhina ka arritur të nxjerrë një pikë në fushën e vet ndaj Romës, duke barazuar me rezultatin 2-2. Djelmoshat e trajnerit Luçiano Spalleti arritën të rikthehen nga disavantazhi 1-0 për të kaluar në epërsi 2-1, megjithatë nuk arritën ta ruajnë këtë duke nxjerrë vetëm barazim ndaj Rexhinës. Vendasit kaluan në epërsi dy minuta para fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë me anë të Bernardo Corradit (43'), por David Pizzaro ka arritur të barazojë për romakët shumë shpejt, në çastet e fundit të pjesës së parë (45'). Pjesa e dytë e pa Romën në epërsi me anë të golit të dytë të Pizzaros (57'), por në fund vendasit arritën të nxjerrin një pikë falë golit të Ciccio Cozza të shënuar nëntë minuta para fundit të ndeshjes (81'). Roma për momentin do të vazhdojë të mbajë vendin e pestë me 37 pikë e që rrezikohet nga Fiorentina.

Zbehen shpresat e Ranierit për Skudeton

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se gjasat për skudeto sërish janë zbehur pas humbjes ndaj Kaljarit. “Nëntë pikë janë shumë. Gjithmonë kam thënë se nuk duhet të fokusohemi tek ekipet e tjera por vetëm te vetja dhe të kuptojmë se çfarë është ajo që e bëjmë keq”, - ka thënë trajneri i Juventusit. “Iu afruam aq shumë kreut dhe tani menjëherë u larguam sërish. Duhet të koncentrohemi në progresin tonë dhe të shohim se ku do të përfundojmë”. “Kaljari luajti një lojë fantastike dhe shumë të organizuar. Kjo është një skuadër, e cila e di se çfarë dëshiron dhe si ta arrijë atë. Është për të ardhur keq që të tre golat që pësuam ishin nga kundërsulmet dhe kjo nuk duhej të ndodhte. Po bëjmë shumë gabime. Ky është turp”, - ka shtuar Ranieri.

3 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›