E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, persona të maskuar rrahin barbarisht 15 nxënës shqiptarë

SHKUP - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, ku mësohet se 15 nxënës shqiptarë janë rrahur barbarisht.

Ngjarja ndodhi në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik, ku në automjet kanë hyrë 20 persona të maskuar.

Agjencitë maqedonase të lajmeve bëjnë me dije se 3 prej 15 nxënëseve ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Ende nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë për ngjarjen e rëndë.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas një tjetër episodi me karakter etnik në vendin fqinj, ku vetëm pak ditë më parë mbetën të vrarë dy shqiptarë, të cilët u qëlluan për vdekje nga policia maqedonase në qytetin e Gostivarit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›