Basha: Sot, fillimi i nje epoke te re per zhvillimin e Tiranes
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha ka rrefyer dje projektet qe do te zbatohen ne kryeqytet, duke i dhene pamjen e nje qyteti modern europian. Ne nje interviste dhene dje per gazetaren Sonila Meco ne "ABC News", Basha ka theksuar se arkitektet dhe studiot me te mira te botes do te prezantojne idete e tyre per kryeqytetin. Kryebashkiaku Basha ka theksuar se zbatimi i masterplanit do te sjelle edhe zhvillim ekonomik. "Eshte nje proces qe do te marre kohen e vet, por hapi i pare qe hidhet neser, na jep sigurine qe procesi do te permbyllet me krijimin ne Tirane te nje poli ekonomik, qe do te krijoje mundesi te medha per punesim, te nje permiresimi ne trafik, te permiresimit te jetes se qytetareve, ne formimin e Tiranes si koncept", tha kryebashkiaku Basha.
Neser eshte konkursi per zgjatimin e Bulevardit te Tiranes dhe rehabilitimin e Lumit te Tiranes. Si e konsideroni kete ngjarje?
Neser eshte nje ngjarje shume e madhe. Ne kemi do te kemi ne Akademine e Arteve nje mbledhje te kapaciteteve me te shquara arkitekturore te botes. Neser ne Tirane per te gjykuar mbi kete konkurs eshte mbledhur nje nga jurite me elitare te kryeqytetit. Kemi Liebskind qe eshte nje nder arkitektet me te medhenj te botes. Ai ideoi projektin e 11 shtatorit. Publiku pati mundesi te shikonte vetem memorialin, por ai eshte nje projekt gjigant. Do te jete nje nder guret kilometrike te njerezimit ne arkitekture, i cili ka lene gjurmet e tij ne nje sere veprash. Pse vjen ne Tirane? Ne 365 ditet e vitit mund te kete nga dy oferta ne dite, Abu Dabi, Dubai etj. Gjithashtu, pjesemarres ne konkurs jane edhe personalitete te tjera, te cilet kane lene shume gjurme ne arkitekturen boterore. Juria e konkursit perbehet nga 9 anetare, te gjithe personalitete te shquara. Keta njerez nuk marrin rrugen per nje qytet, per nje konkurs, apo nje premio financiar. Secili prej tyre, kane refuzuar me qindra ftesa ne vit, por mbushem me krenari qe i kemi sjelle ne qytetin tone dhe kjo deshmon besimin qe keto personalitete kane te potenciali i Tiranes. Pikerisht kjo i bashkon.
Na kane kushtuar shume zoti Basha?
Jo.
Pse u joshen per te ardhur ne Tirane?
Ka dicka unike ne kete qytet, eshte fakti qe Tirana eshte ne zemer te Europes. I perket nje prej qyteterimeve me te vjetra te planetit. Oportuniteti qe keto studio gjigante te besueshme per nga rekordi i suksesit qe kane pasur per disa dekada, nuk mund te jete tjeter vecse fryma e ofrimit te nje qyteterimi te ri te nje qyteti ne zemer te Europes. Nje element tjeter qe i ka joshur ata, eshte edhe deshira per zhberjen e nje padrejtesie historike dhe arkitekturore qe eshte bere ndaj vendit tone ne dekada e shekuj. Eshte forma per te dhene nje kontribut nga ana e tyre.
Nje perceptim qe qarkullon prej kohesh mes qytetareve eshte se "Tirana nuk behet me". Cfare do te ofroje ky masterplan. Tirana do te behet?
Eksiton kjo shprese dhe eshte kaq e prekshme. Kemi neser kete kaliber ne Tirane, dhe kjo ekziston ne qelizat e ketij qyteti, ne kuptimin njerezor te fjales. Nese Tirana le nje impakt qe te huajt vijne nje here dhe kthehen prape, ka te beje me shpirtin e nje optimizmi mjaft te madh te Tiranes. Kjo e vecon Tiranen nga cdo kryeqytet tjeter.
Raportet kohore, kur pritet qe te kete dicka konkrete ne Tirane?
Asgje nuk ndryshon brenda dites. Eshte nje proces qe do te marre kohen e vet, por hapi i pare qe hidhet neser, na jep sigurine qe procesi do te permbyllet me krijimin ne Tirane te nje poli ekonomik, qe do te krijoje mundesi te medha per punesim, te nje permiresimi ne trafik, te permiresimit te jetes se qytetareve, ne formimin e Tiranes si koncept.
Cfare parashikon projekti?
Ky projekt parashikon zhvendosjen e "Stacionit te Trenit", transferimin e nje prone prej 80 mije m2 ne pronesi te Bashkise se Tiranes per te perftuar aty nje terminal te ri multimodal te Tiranes, stacionin fillues te Tramit, si dhe nje qender e re tregtare multifunksionale. Ne tetor, BERZH do te na dorezoje studimin e fizibilitetit. Mbi 12 kompani gjigante kane shfaqur interes per kete projekt. Ky konkurs ka ne qender dy projekte te medha, shume projekte te vogla ndermjet. Behet fjale per bulevardin e ri, 1,8 km nga "Stacioni i Trenit" deri te Lumi i Tiranes. E pastaj deri ne Kodrat e Paskuqanit ku do te jete nje park i ri, i ngjashem me parkun e Liqenit Artificial. Kemi hedhur hapat e pare te suksesshem. Jemi ne nje dialog frutdhenes nga SHBA deri ne Katar.
Kostoja e ketij projekti, duke pasur parasysh edhe shpronesimin...
Kostoja eshte ceshtja kryesore e dialogut qe kemi nisur. Metoda e pare sigurimi i granteve, e dyta ka te beje me kredi te buta qe qyteti i Tiranes mund dhe do t'i marre. Ne jemi bashki qe do te jete e kujdesshme ne mbledhjen e te ardhurave, se treti, partneriteti publik-privat. Kemi qartesisht nje interes komercial. Nese ka zona publike te degraduara, postbujqesore apo postblegtorale, brenda ketij studimi qe ngjallin interes, do te jene subjekt i partneritetit privat, por jo ne izolim.
Kush i siguron qytetaret qe nje kryetar tjeter bashkie nuk do te ndryshoje projektet?
Asnje projekt, as ai me i thjeshti, nuk do te kaloje pa pasur nje konsultim te plote me qytetaret e Tiranes. Qendroj garant per konsultimin e plote. Nuk marr persiper te kritikoj dhe te akuzoj askend ne kete proces. Jam teper i zene per t'u marre me te kaluaren.
Rama ka thene qe Tirana eshte i vetmi kryeqytet qe nuk ka shesh. Kur do ta kemi sheshin ne formen e tij perfundimtare?
Infrastruktura eshte ruajtur teresisht dhe asnje lek nuk ka shkuar dem. Sot energjia jone eshte e projektuar nga e ardhmja dhe e ardhmja fillon me bulevardin e ri te Tiranes dhe Lumin e Tiranes. Besoj se sheshi "Skenderbej" do te kete nje shesh dinjitoz. Per momentin projekti ploteson nevojat akute, sot e ka nje shesh, por Tirana do te kete nje shesh akoma me te mire. Nga germimet e para 6 muajve, Tirana sot e ka nje shesh, por kjo pune nuk behet brenda dites dhe nates, dhe eshte nje pune qe behet me pergjegjesi.
Cfare mbaron brenda marsit?
93 rruget qe jane evidentuar me probleme qe nga mungesa e kapakeve te pusetave, gropa etj. Do te perfundojne te gjitha. Puna qe na pret eshte mjaft e madhe. Keto rruge jane perzgjedhur sipas volumit te trafikut qe perfaqesojne, si dhe nga referimi i ankesave, mesazhet e celularit. Te gjithe do te kene nje faqe te vecante ne dispozicion te bashkise "Fix my city", ne nje menyre mjaft te thjeshte mund te pershkruajne nje problem dhe mund te ndjekin se cfare po behet hap pas hap. Platforma do te shpallet per publikun brenda muajit prill.
Plani rregullues do te jete gati ne maj?
Po bejme te gjitha perpjekjet qe brenda majit te kemi gati draftin e planit rregullues, ndonese punen e kemi nisur 3 muaj me vonese, per shkak te sterzgjatjes se procesit te marrjes se mandatit.
Mund te beni nje vleresim se per sa per qind te premtimeve keni nisur nga puna?
Puna ka nisur nga te gjitha frontet, punimi, permiresimi i klimes se biznesit, reduktimi i taksave dhe tarifave, konsolidimi i iniciativave qe nxisin biznesin. Parku teknologjik nga fondi shqiptar amerikan i zhvillimit, BERZH-in, dhe me bankat e tjera. Ky projekt eshte deshmia me e mire se sa shpejt po ecim. Ne cdo qoshe do te nderhyhet. Aty ku ka nevoje per nje gjelberim, per nje kend lojerash, per nje rifreskim po veprohet ne te gjitha drejtimet.
Trembeni kur shikoni gjendjen e Tiranes?
Sfidat jane shume te medha, ka energji, ka vizion, potencial te jashtezakonshem dhe partneritet te jashtezakonshem.
Ka nje akuze per menyren e punesimit te bashkise. A respektohet statusi i nepunesit civil?
Ekipi i sotem nderthur njerez me pervoje, te rinj, te shkolluar, i bashkon deshira per te punuar ne kete qytet. Ka te tjere qe mund te pohojne se fakti qe kane punuar ne kete bashki, kane te drejte te vazhdojne te punojne. Por do te jene te gjithe ata qe do te prodhojne ne nivelin qe kerkohet.