E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite, bankat rrisin tendencen per perdorimin e lekut

Tendenca e bankave per te perdorur lekun eshte rritur ndjeshem kete vit. Konstatimin e ka bere Banka e Shqiperise, sipas se ciles ecuria e kredise sipas monedhave shpreh tendencen e bankave per te zhvendosur aktivitetin kreditues nga kreditimi ne monedhe te huaj, ne leke. Ne fund te muajit shkurt kredia ne leke perben 29 per qind te portofolit te kredise duke u rritur me 2 pike perqindje krahasuar me peshen mesatare qe perbente gjate vitit 2008. Banka e Shqiperise vlereson se, kjo zhvendosje vleresohet si nje zhvillim pozitiv ne sistemin tone bankar. Nje vemendje me e madhe e bankave per kreditimin ne leke krijon me shume hapesira per rritjen e efektivitetit te politikes monetare dhe ndikimin e saj ne sjelljen e agjenteve ekonomike, sqaron autoriteti qendror bankar. Gjithashtu, zhvendosja e portofolit te kredise ne monedhen vendase do te ulte ekspozimin e zhvillimeve te sistemit bankar nga levizjet e kursit te kembimit dhe do te kontribuonte ne ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit financiar ne vend. Banka Qendrore, ka marre nje sere masash ndaj bankave te nivelit te dyte, per te nxitur prej tyre perdorimin e lekut. Gjate gjithe vitit qe shkoi Banka e Shqiperise ka keshilluar bankat e nivelit te dyte qe te perdorin kreditimin ne leke per ata kliente qe kishin te ardhurat ne leke per te shmangur ne kete menyre rrisqet qe mund te vijne nga kursi i kembimit. Por Banka e Shqiperise pas shume keshillash eshte detyruar te hartoje rregullore qe i detyrojne bankat te perdorin monedhen vendase per disa sherbime. Perdorimi i monedhes vendase nga operatoret e medhenj te tregut, sigurisht qe do te ndikoje ne rritjen e vleres se saj. Vendi yne ka nje ekonomi te vogel e te hapur, ndaj dhe kursi i kembimit te lekut, luan nje rol te rendesishem ne ndikimin e nivelit te cmimeve ne Shqiperi dhe ne bilancin e pagesave ne vend.

Masat

Banka Qendrore, ka marre nje sere masash ndaj bankave te nivelit te dyte, per te nxitur perdorimin e lekut. Kjo zhvendosje e transaksioneve nga valutat drejt lekut do te ulte ekspozimin e zhvillimeve te sistemit bankar nga levizjet e kursit te kembimit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›