Prodhimi bujqesor, 11 njesi importohen 1 eksportohet
Eksporti i prodhimeve bujqesore te vendit ndonese ne rritje vitet e fundit, ende mbetet ne nivele te ulta ne krahasim me importet. Sipas te dhenave te Qendres per Tregti Nderkombetare, ACIT gjate vitit 2008 raporti i import eksportit te prodhimeve bujqesore ishte 11 me 1. Cka do te thote se, per 11 njesi te importuara nga prodhimi vendas eksportohet vetem nje njesi. Sipas zyrtareve ne ministrine e financave eksportet ne muajt e pare te 2009 pothuajse kane ecur me te njejtin ritem si vitin e shkuar, por me nje renie te lehte ne eksportet shqiptare si mineralet, gure, bime medicinale, dru etj). Gjate tre mujorit te pare te ketij viti jane eksportuar rreth 12 milione euro energji, vlere e cila ka kompensuar humbjen ne eksportet e tjera shqiptare. Me hyrjen ne ekonomine e tregut dhe me hapjen ndaj tregtise se mallrave dhe sherbimeve, fluksi i importeve ne Shqiperi u rrit ndjeshem, si rezultat i boshllekut (mungeses te mallrave ne treg), i rritjes te kerkeses se brendshme dhe i pamundesise se prodhimit te brendshem per t'iu pergjigjur ketyre nevojave shperthyese. Megjithe rritjet qe kane shenuar eksportet gjate kesaj periudhe, deficiti tregtar vazhdon te thellohet vit pas viti.
Banka e Shqiperise jep arsye te reja te nencmimit te lekut
Renia e lekut, shkak presioni psikologjik
Nencmimi i lekut ne tregun e lire te kembimit me se shumti eshte ndikuar psikologjikisht se, sa nga faktore reale. Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise ne mbledhjen e fundit vleresoi se, "kursi i kembimit i percaktuar ne menyre te lire nga tregu, ka njohur zhvleresim ne tremujorin e pare per monedhen vendase duke mbartur dhe nje efekt psikologjik ne te", thuhen ne analizen e fundit te Bankes se Shqiperise. Sipas saj, me nje intensitet shume me te larte, kjo dukuri eshte vene re edhe ne vende te tjera te rajonit. Monedha vendase eshte nencmuar rreth 6 per qind ne tregun e kembimit valutor, te pakten kete vit dhe kjo pervec ndikimeve psikologjike ka si shkak edhe zhvillimet, jo te favorshme ne tregun nderkombetar, nga i cili ka hyre me pak valute ne vendin tone nga emigrantet. Mirepo qendrimi ne keto kuota i lekut ne tregun valutor, eshte ndihmuar edhe nga Banka e Shqiperise, e cila ka marre disa masa indirekte qe kane parandaluar zhvleresimin e metejshem te lekut ne treg. Efektet qe kane si baze ndikimin psikologji te konsumatoreve jane mjaft te njohura ne ditet e sotme. Ndikimi psikologjike shpesh here pa baze reale kane cuar ne faliment nje sistem bankar te tere dhe biznese te tjera me impakt ne konsum. Mese shumti kembimi i lekut behet me euron, dollarin dhe paundin britanik, per shkak te prurjeve ne tregun vendas te ketyre valutave. Ne periudha te caktuara tregu vendas reagon nen efektet sezonale te tilla, si turizmi dhe festat e fundvitit.