Kreditë e Qeverisë e shtojnë me 36 miliardë lekë borxhin publik
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Financave
Borxhi publik këtë vit është rritur me 3.1 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), duke rënduar kështu shpenzimet në buxhetin e shtetit. Shpenzimet që duhet të përballohen për shkak të huasë së qeverisë arrin të paktën në 36 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Këtë vit (2009), shpenzimet për interesat e borxhit publik shqiptar pritet të rriten me një ritëm dy herë më të lartë sesa shpenzimet totale të buxhetit, si pasojë e rritjes së interesave të brendshme dhe shtimit të kredive tregtare të vendit. Kjo gjë bëhet e ditur nga statistikat të publikuara prej Ministrisë së Financave, ku vetëm këtë vit 36 miliardë lekë (277.2 milionë euro) do të shkojnë për të mbuluar interesat e borxheve me një rritje prej 14 për qind në krahasim me vitin e kaluar (2008). Nga këto, interesat për borxhin e jashtëm pritet të dyfishohen. Këtë vit, interesat do të mbulojnë 3.1 për qind të PBB-së.
Shpenzimet
Vitin e kaluar, Shqipëria shpenzoi 2.9 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për interesa për borxhet. Borxhi i brendshëm filloi të shtrenjtohej gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar derisa shënoi nivelin më të lartë në shumë vite në shkurt të këtij viti. Interesat e bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor kapërcyen nivelin 9 për qind, kuotë që nuk ishte regjistruar që nga viti 2002. Në ankandin e fundit, interesat për bono me afat 6-mujor u rritën me 15 pikë bazë dhe arritën në 7.61 për qind në një ankand ku oferta e bankave për para mbuloi vetëm 60 për qind të kërkesës së qeverisë për borxh.
Interesi i bonove të thesarit (letra me vlerë, që qeveria ua merr hua investitorëve publikë dhe privatë) me maturim 1- vjeçar, aktualisht ka arritur në 9.2 për qind, duke pësuar një rritje gati me 1 për qind krahasuar me fillimin e vitit.
Borxhi i jashtëm
Interesat për borxhin e huaj pritet "të hanë" këtë vit 35.5 milionë euro sipas planifikimit të Ministrisë së Financave. Por ekspertët e vënë në dyshim saktësinë e këtij parashikimi. Vitin e kaluar, shpenzimet në këtë zë qenë vetëm 25 milionë euro. Shqipëria ka borxhe të jashtme, me vlerë rreth 1.5 miliardë euro, por shumica e këtij borxhi është dhënë nga Banka Botërore dhe donatorë të tjerë me interesa koncesionare. Janë pak kredi tregtare që kërkojnë shumicën dërrmuese të shpenzimeve për interesa.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009