Me pagesat e të pasiguruarve do të shpërblejmë mjekët
Autori i Lajmit: red.
Të ardhurat dytësore që arrijnë të mbledhin qendrat shëndetësore nga të pasiguruarit tanimë do të mund të përdoren 100% nga vetë qendrat. Shumë shpejt ISKSH do të bëjë ndarjen në zëra të këtyre të ardhurave, të cilat do të përdoren për investime, pajisje dhe shpërblime të personelit shëndetësor. Ndërkohë do të vazhdojë edhe matja e performancës (10% mbi pagën) dhe bonusit (5%) sipas kritereve të përcaktuara. “Të dhënat vjetore flasin për afro 60 milionë lekë të reja në total të mbledhura nga të ardhurat dytësore nga vetë qendrat shëndetësore”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, në takimin me mjekët e Qendrës Shëndetësore nr 10 në kryeqytet. Ndërsa drejtori i Qendrës nr 10 dr.Sinan Manjani u shpreh se “aktualisht ne si qendër kemi mbledhur 3 milionë lekë të reja dhe ky është një lajm mjaft i mirë, pasi do të kemi mundësi të investojmë vetë edhe për pajisjet e domosdoshme”. Qendra shëndetësore nr.10 ka një performancë mjaft të mirë pasi arrin të marrë 100% të pagesës për performancë.
Dixhitalizim i informacionit
Në kuadër të reformës së sistemit shëndetësor parësor, ISKSH synon përmirësimin e shërbimit shëndetësor në këtë sektor. Krahas objektivave të tjerë për këtë qëllim, një komponent i rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve në këtë drejtim është dhe zhvillimi i teknologjisë së informacionit në këtë sektor, i cili ka të bëjë me: Ndërtimin e një sistemi informatik për monitorimin dhe matjen e performancës dhe aktivitetit të personelit mjekësor të qendrës shëndetësore dhe llogaritjen e pagesës mbi këtë bazë. Ky sistem i cili aktualisht me mbështetjen e USAID është ngritur tashmë dhe funksionon i lokalizuar në 12 drejtoritë rajonale si dhe si projekt pilot në 10 qendra shëndetësore të qytetit të Tiranës.
Aparaturat mjekësore
Gjithashtu, shumë shpejt do të nisë shpërndarja e pajisjeve me të cilat do të furnizohen të gjitha qendrat shëndetësor në Shqipëri, të cilat do të ndihmojnë mjekët e familjes si edhe specialistët në Tiranë që të ofrojnë në mënyrë sa më cilësore të gjitha shërbimet që janë pjesë e paketës së shërbimeve. Këto pajisje do të ndihmojnë mjekun e familjes që të diagnostikojë më mirë sëmundjet e syve, veshit, përkujdesin ndaj fëmijëve duke bërë matjen dhe peshimin e tyre, ndjekje më cilësore për pacientët me sëmundje kronike duke matur sheqerin në gjak, matjen e tensionit, përkujdesje më e mirë për gratë shtatzëna duke matur të gjitha parametrat që përcaktojnë ecurinë e shtatzënisë. Gjithashtu, qendrat do të pajisen me sterilizator me qëllim ofrimin e shërbimit me mjete brenda kërkesave të higjienës. Vaksinat si pjesë e punës së përditshme do të mbahen me frigoriferë të rinj portale, me qëllim ruajtjen sa më mirë të tyre në çdo moment dhe ofrimin e shërbimit edhe në ato shtëpi që janë larg qendrave shëndetësore. Qendrat shëndetësore të Tiranës do të pajisen edhe me EKG me qëllim diagnostikimin e të sëmurëve kardiologjikë brenda qendrës pa qenë nevoja për t u sorollatur në ambiente të tjera ose te privati.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009