Pse Berisha nuk i kërkoi Greqisë njohjen e Kosovës
Autori i Lajmit: Gani Asllani
Euripidi pati thënë gjatë një fjalimi në Greqinë e lashtë se “përmasa e masës, del në siperfaqe kur përmasa dështon së mbuluari nga masa”, pra me fjalë të tjera përgjithësisht vjen momenti kur njerëzve që shtihen për të arritura të mëdha u qëllon një moment i vetëm me të cilin ata zbulojnë lakuriqësinë e vet.
Kështu ndodhi edhe me Sali Berishen, kryetar i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, dhe Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Gjatë vizitës së Kryeministrit grek, Kostas Karamanlis, në Tiranë, Berisha, i cili gjatë vizitës së fundit në Kosovë derisa mori nga Kuvendi Komunal i Gjakovës titullin Qytetar Nderi u përlot para shumë të pranishmëve të entuziazmuar, harroi t i thotë Karamanlisit: “Zotrote, kur do ta njohësh Kosovën si shtet?!”
Tani kur diplomacia shqiptare dhe ajo e Kosovës në të katër meridianet po kontaktojnë edhe shtetet më të largëta të botës për t u kërkuar që ta njohin pavarësinë e Kosovës, Kryeministri patriot i Republikës së Shqipërisë as që hap temën e Kosovës për ta diskutuar. Madje, edhe nuk ndien fare përgjegjësi për ta pyetur Karamanlisin si kryetar i qeverisë së një vendi fqinj, si do të shkojnë punët mes Athinës dhe Prishtinës, dhe se a do të vazhdojë bllokada e heshtur e Athinës në Bashkimin Evropian në pafundësi?
E po të njëjtit fat ishte edhe çështja çame. Berisha, të paktën, t i kujtonte Karamanlisit se ky problem ekziston dhe se duhet të zgjidhet brenda standardeve ndërkombëtare të respektimit të pronës dhe trashëgimisë kulturore të qytetarëve shqiptarë të dëbuar me forcë nga Çamëria e të cilëve u është mohuar edhe identiteti kombëtar dhe fetar.
Takimi mes dy kryeministrave u ngjante atyre të ish- Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste Sovjetike, Nikita Hrushov, dhe ish-Kryeministrit kinez, Çu En Lai, me Enver Hoxhën ku mysafirët, para takimit e përcaktonin axhendën e vizitës, dhe temat e bisedave. Berisha, si mikpritës në shtëpinë e vet, madje, ua mbylli gojën edhe gazetarëve të pranishëm duke i detyruar ata që të mos flasin fare rreth çështjes së Kosovës dhe asaj çame.
Popullit dhe shtetit shqiptar u kushtoi shumë kjo propagandë parazgjedhore e Berishës. 240 kilometra hapësirë ujore në detin Jon për të qenë më i saktë. Në raste të cenimit të sovranitetit shtetet e pavarura hyjnë në luftë, ndërsa Berisha ia dhuroi me një buzëqeshje të pakontrolluar truallin e shqiptar Karamanlisit dhe Greqisë, madje ministri i tij i Jashtëm, Lulzim Basha, as nuk shpjegoi arsyet dhe as nuk tregoi se pse duhet që kontrolli i Shqipërisë mbi detin Jon të tkurret.
*Autori ësht pedagog i marrëdhënieve nderkombëtare në Universitetin Glasgou në Britaninë e Madhe
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009