Topi dhe Berisha nderojnë së bashku Dëshmorët e Kombit
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë ishin të pranishëm së bashku dje pranë memorialit “Nënë Shqipëri”, në Ditën e Dëshmorëve. Topi dhe Berisha zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku vendosi kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, në nderim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. Në këtë ceremoni përkujtimore, Kreu i Shtetit theksoi se 5 Maji është dita kur rifreskohet kujtimi i dëshmorëve të rënë dhe vepra e tyre e paharrueshme. “Kjo ditë e shënuar vjen si çdo vit tjetër me një simbolikë të veçantë. Sot është dita kur ne rifreksojmë kujtimin e të rënëve për kombin, dhe natyrisht që vepra e tyre është e paharrueshme. Sot ne kujtojmë patriotët, të cilët dhanë jetën e tyre për pavarësinë e Shqipërisë”, - u shpreh Kreu i Shtetit në një prononcim për mediat. Sipas tij, sot përkujtohen me përulje të thellë të gjithë dëshmorët e atdheut që luftuan dhe derdhën gjak për çlirimin e Shqipërisë, që kontribuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për forcimin e shtetit ligjor. Kreu i Shtetit vlerësoi se gjithçka që Shqipëria po arrin sot, ka në themel veprën dhe gjakun e dëshmorëve të atdheut. Në fjalën e tij, Kryeministri Sali Berisha theksoi veçantinë që e karakterizon këtë ditë dhe sakrificat që u bënë në emër të lirisë. “Sot duhet të qëndrojmë ballëlart kur nderojmë të rënët. Ballëlartë tani që jemi dhe anëtarë të NATO-s. Ëndrra dhe ideali i dëshmorëve të kombit, për të cilin ata ranë për t u bërë të pavdekshëm është tani e sigurt njëherë e përgjithmonë”, - tha Berisha.
Kreu i Shtetit vizitë në shtëpinë e Azem Hajdarit
Pas homazheve tek Dëshmorët e Kombit, axhenda e Presidentit dhe e Kryeministrit ka qenë e njëjtë. Pavarësisht orareve të ndryshme ata kanë zhvilluar një vizitë në shtëpinë e martirit të demokracisë, Azem Hajdari. Të dy krerët e shtetit vlerësuan figurën dhe kontributin e ish-deputetit të PD-së të vrarë më 12 shtator 1998. Vitet në liri shtohen dhe kjo është një gjë mjaft pozitive, tha Kryeministri Berisha, duke shtuar se "19 vjet më parë Azem Hajdari u shndërrua në tribunin e lirisë së shqiptarëve". “Sa herë i rikthehem asaj periudhe e përfytyroj si një lëmsh të zjarrtë që në qindra e qindra takime dhe mitingje vrau frikën e shqiptarëve dhe i nxori ata nga kompleksi i tmerrshëm i frikës. Me shembullin e tij personal, ai denoncoi atë që ishte për t u denoncuar, duke i afruar dhe thirrur shqiptarët që të ndiheshin të lirë dhe të bashkoheshin në vullnetin për të përmbysur diktaturën që aq shumë i kishte shtypur, varfëruar dhe depersonalizuar”, - tha Kryeministri Berisha. Më pas, Presidenti vizitoi gjithashtu familjet e dëshmorëve Xhavit Dishnica dhe Abdulla Keta, ndërsa Kryeministri Berisha ishte në shtëpinë e Heroit të Popullit Hiqmet Buzi.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009