Ekzaminimet e shtrenjta në spitale, kategoritë që rimbursohen
Autori i Lajmit: red.
Reforma shëndetësore
“Të gjithë personat e siguruar duhet të paguajnë vetëm 10% të kostos reale të ekzaminimeve të shtrenjta, ndërsa 90 për qind e shumës do të rimbursohet nga vetë Ministria e Shëndetësisë”
Pacientët përfitojnë rimbursim për njëmbëdhjetë ekzaminime të shtrenjta që ofrohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Për disa kategori Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ofron rimbursim të pjesshëm e të plotë. Kështu, i përfitojnë falas fëmijët deri në 1 vjeç, invalidët e luftës, veteranët dhe të sëmurët me tuberkuloz. Sipas të dhënave nga ISKSH-ja, këtyre kategorive nuk u duhet të paguajnë para për të kryer mamografinë, rezonancën magnetike, skaner të llojeve të ndryshme, pasi ato do të rimbursohen në masën 100 për qind nga shteti. Ndërsa për të gjithë personat e siguruar, por që në momentin e kryerjes së analizave do të paraqesin një sërë dokumentesh, do të paguajnë vetëm 10 për qind të vlerës reale për shërbimin e tyre. Pjesa tjetër do të kompensohet nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, me të cilin pacienti ka lidhur kontratë që prej ditës kur ka nisur të sigurohet. Kostoja e këtyre ekzaminimeve në QSUT është realisht e lartë për atë pjesë të pacientëve që nuk janë të siguruar. Ndërkohë që ISKSH-ja ka bërë përjashtime të pjesshme ndaj atyre pacientëve që mund t i përfitojnë me kontribut minimal dhe atyre që e përfitojnë falas. Në rrugë private ato janë akoma më të shtrenjta. Sipas specialistëve, pjesa më e madhe e pacientëve nuk kanë mundësi që t i përballojnë këto shpenzime. Nga ekzaminimet e shtrenjta që përfitohen vetëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë skaneri, mamografia, litotripsi, koronografi etj. Këto shërbime mund të përfitohen me dokumentet e identifikimit (pasaportë ose certifikatë me fotografi e cila aktualisht zëvendësohet me kartë identiteti apo letërnjoftim), librezën e shëndetit, rekomandim nga mjeku i përgjithshëm dhe i familjes, rekomandim nga mjeku i spitalit, rekomandim i firmosur nga shefi i klinikës. Duke pasur këto dokumente, në bazë të një vendimi të marrë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, të gjithë personat e siguruar duhet të paguajnë vetëm 10% të kostos reale të këtij shërbimi, ndërsa 90 për qind e shumës do të rimbursohet nga vetë Ministria e Shëndetësisë. Në kuadër të reformës së sistemit shëndetësor parësor, ISKSH synon përmirësimin e shërbimit shëndetësor në këtë sektor. Të gjithë pacientët që futen në këtë sistem do të identifikohen mbi bazën: i siguruar ose jo. Me ligjin aktual të sigurimeve shëndetësore, e gjithë popullata që është e siguruar, mjafton që të vërtetojë që i përket njërës prej kategorive të mëposhtme: fëmijë 0-14 vjeç, student, ushtar, pensionist, i punësuar, i vetëpunësuar, i papunë, me asistencë sociale, invalid, veteran, grua shtatzënë. Pra, të gjithë personat e siguruar do të marrin falas çdo shërbim te mjeku i familjes, barnat me recetë me rimbursim, vizitë falas te specialisti, analiza laboratorike falas, ekzaminime falas në poliklinika dhe spitale, shtrim dhe trajtim falas në spital për një paketë shërbimesh. Personat e pasiguruar do të paguajnë tarifa transparente të bëra me dije që në fillim të shërbimit. Përjashtim bën shërbimi i urgjencës, që do të jetë falas për të gjithë popullatën. Ndërkohë një drafti i ri i Ministrisë së Shëndetësisë parashikon që edhe pacientët e pasiguruar të përfitojnë nga paketa shëndetësore. Projektligji “Për shëndetin publik” për herë të parë nuk bënë diferencime në mjekimin e të sëmurëve. Sipas deklaratave nga krerë të Shëndetësisë rreth këtij projektligji, parashikohet një paketë bazë e shërbimeve shëndetësore si në nivel komunitar dhe individual, pavarësisht nga aftësia për të paguar, të garantuar përmes mënyrës rregullatore dhe shtetit.
Rimbursim 100 %
> Fëmijët 0-12 muajsh
> Invalidë të plotë
> Invalidë të luftës
> Veteranë
>Të sëmurë me TBC dhe CA
> student
> pensionist
> grua shtatzënë
Kostot e ekzaminimeve të shtrenjta
> Rezonanca magnetike pa kontrast 20.000 lekë
> Rezonanca magnetike me kontrast 35.000 lekë
> CT Scann 12.500 lekë
> CT Scann koke, kolone me kontrast 12.500 lekë
> CT scan trupi me kontrast 12.500 lekë
> Mamografi 3.000 lekë
> Litotripsia 18.000 lekë
> Angiografi 40.000 lekë
> Koronografi 40.000 lekë
> Fibrosteoscopi 3.800 lekë
> Fibrocolonoscopi 3.800 lekë
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009