E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë e buta në Tiranë, Ristani ndan detaje për fazën e dytë të aplikimeve

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Zgjatja e afatit të aplikimit për kredi të lehtësuara, ka sjellë efektet e saj pozitive, duke rritur numrin e familjes që përfitojnë.

Kështu bëri të ditur në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila theksoi se nga 4409 aplikime, në fazën e parë janë shpallur fitues 2871 familje.

“Aktualisht, jemi në fazën e shqyrtimit të ankimimeve të fazës së parë. Sipas afateve, do të shpallet lista e aplikantëve fitues dhe jofitues, në përputhje me rezultatet e ankimimeve. Paralelisht, do të bëhet edhe hapja e thirrjes për fazën e dytë të kredive. Dorëzimi i dokumentacionit do të kryhet pranë sporteleve të pritjes me qytetarin ose përmes Postës Shqiptare”, sqaroi Ristani.

Hapja e thirrjes së dytë do të shoqërohet me një njoftim të dytë publik, i cili do të përcaktojë gjithashtu edhe afatin e dorëzimit të dokumentacionit, i cili do të ketë si afat final datën 31 korrik 2026.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›