E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Demir Gashi” në Dibër

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se ka nisur rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Demir Gashi” në Dibër, një investim që synon përmirësimin e kushteve për nxënësit, mësuesit dhe komunitetin.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro theksoi se investimi, i realizuar nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me bashkinë e Dibrës, do ta transformojë shkollën në një hapësirë moderne dhe funksionale.

Sipas saj, projekti parashikon rikonstruksionin e klasave, ndërtimin e laboratorëve të rinj dhe krijimin e ambienteve të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor dhe aktiviteteve edukative.

“Ka nisur rikonstruksioni i shumëpritur i shkollës 9-vjeçare ‘Demir Gashi’ në Dibër, një investim i rëndësishëm për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjithë komunitetin”, shkroi ministrja.

Kumbaro theksoi se ky investim realizon një kërkesë të kahershme të mësuesve dhe prindërve për kushte më bashkëkohore, më të sigurta dhe më komode për zhvillimin e arsimit.

Sipas saj, shkolla e rikonstruktuar do të krijojë një mjedis gjithëpërfshirës që nxit cilësinë në mësimdhënie dhe zhvillimin e potencialit të çdo nxënësi.

1 nga 7

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›