E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të matematikës

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të matematikës për Maturën Shtetërore 2026.

Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila ndau edhe linkun përkatës, ku çdo maturant mund të gjejë rezultatet e provimit.

Mbi 26 mijë maturantë kanë dhënë provimin e gjuhës së huaj më 2 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 9 qershor, të matematikës më 16 qershor dhe atë me zgjedhje më 23 qershor.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.

Rezultatet gjenden në linkun:

https://qsha.gov.al/…/06/Publikimi-i-rezultateve-D2-2.pdf

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›