Kreditë e këqija arrijnë në 49 miliardë lekë, në rritje dhe gjatë 2010
Rritet numri i kredimarrësve që nuk shlyejnë detyrimet ndaj bankave. Kreditë e pashlyera kanë vazhduar të rriten edhe gjatë këtij fillim viti. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë mësohet se në tremujorin e parë të këtij viti kreditë e këqija në banka u
rritën me 1.2 pikë përqindjeje krahasuar me muajt tetor-dhjetor te vitit te kaluar dhe 4 për qind me shume krahasuar me fillimin e 2009-ës. Sipas Bankës aktualisht kreditë e pashlyera në banka janë rreth 49 miliardë lekë ose afro 490 milionë dollarë duke zënë rreth 11.46 për qind të totalit të gjithë kredive. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2009, kur kreditë e këqija ishin 31 miliardë lekë, ato janë ne vlere me rreth me 58 për qind. Sipas bankës qendrore në dy vitet e fundit që përkojnë edhe me goditjen e ekonomisë nga kriza botërore, kreditë e pashlyera në banka gati janë trefishuar. Në këtë situatë Banka e Shqipërisë ka detyruar bankat private që të mbajnë më shumë fonde rezervë të papërdorura si garanci për humbjet financiare që mund të vijnë nga kreditë e këqija.
Kreditë
Rritet numri i kredive me probleme në tremujorin e parë të këtij viti. Kreditë e këqija arrijnë në rreth 11.46 për qind të totalit të gjithë kredive. Sipas të dhënave zyrtare, këto fonde garancie krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2008 janë rritur me 2.3 herë. Kreditë e këqija veç gjendjes financiare të bankave, pengojnë kreditimin e ekonomisë. Për të qenë të sigurta bankat detyrohen që të mbajnë më shumë fonde të papërdorura si garanci dhe veç kësaj, humbjet nga kreditë e pashlyera i bëjnë ato që të rrisin interesat e kredive për biznesin dhe individët.
Kreditë e këqija
Banka e Shqipërisë ka evidentuar se gjatë vitit 2009 është rritur numri i kredive të këqija. Sipas raportit 8.2 për qind e kredive klasifikohen të kija. Ndërkohë që një vit më parë u regjistruan 5 për qind kredive me probleme. Ndërsa në periudha tremujore të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditë e këqija janë rritur në tremujorin e tretë të vitit, duke arritur në 10 për qind të totalit nga 8 për qind që ishin në tremujorin e dytë të këtij viti. Rritja progresive e kredive me probleme ka nisur që në vitin 2007 dhe vijon në pësojë vetëm rritje. Të dhënat tregojnë se krahasuar me fundin e vitit të kaluar, kreditë me probleme janë dyfishuar, ndërsa krahasuar me fillimin e vitit 2007 rritja është më shumë se tre herë. Sipas Bankës së Shqipërisë, nga gjithë kredia e dhënë për ekonominë në vite është korrekte dhe shlyhet rregullisht vetëm 82 për qind e saj. Sipas statistikave të publikuara herë pas here nga banka qendrore mësohet se brenda më pak se 18 muajsh, kreditë e këqija u rritën me 2.5 herë, ndërkohë që portofoli i kredive u rrit me më pak se 10 për qind. Sistemi bankar shqiptar menaxhon 455 miliardë lekë borxhe, (rreth 3.3 miliardë euro), dhe nga këto, rreth 52.6 miliardë lekë ose 378 milionë euro klasifikohen si kredi të këqija. Kreditë e këqija nuk janë thjesht kredi të humbura, por paraqesin rastet kur kredimarrësit kanë falimentuar dhe bankat kanë filluar procedurat për nxjerrjen e pronave peng në shitje për të rikuperuar vlerat monetare të dhëna hua.
Portofoli i kredisë
Treguesi i cilësisë së portofolit të kredisë mbi baza bruto për shoqëritë e kursimkreditit bashkë me unionet e tyre, ka shënuar një përmirësim të lehtë në fund të vitit 2009, duke rënë në nivelin 1.96 për qind nga rreth 2 për qind që llogaritej një tremujor më parë, megjithatë referuar të njëjtës periudhë një vit më parë cilësia e portofolit ka shënuar rënie (tabela 12). Kjo ka ardhur si rezultat i ritmit më të lartë rritës të huave me probleme (64.2%) ndaj tepricës së kredisë (9.7%), në krahasim me fundin e vitit 2008. Rezultati neto i shoqërive të kursim-kreditit bashkë me unionet e tyre në fund të vitit 2009 ka rënë në 91.5 milionë lekë nga 109.2 milionë lekë, duke shënuar rënie me rreth 19 për qind krahasuar me një vit më parë. Nga analiza e mësipërme, konkludohet se shoqëritë e kursim-kreditit bashkë me unionet e tyre kanë zgjeruar aktivitetin përgjatë vitit 2009 mbështetur nga një shtim i numrit të shoqërive anëtare të kursim-kreditit (në 135 nga 133 shoqëri), zgjerim të portofolit të kredive, megjithë cilësinë më të ulët dhe me një ngadalësim të rezultatit financiar referuar vitit të mëparshëm.
Politika fiskale për vitin 2010
Politika fiskale në muajt e parë të vitit 2010 ka ndjekur trendin e frenimit të ekspansionit fiskal, të shfaqur që gjatë tremujorit të fundit të vitit 2009. Shpenzimet buxhetore janë rritur me ritëm të përmbajtur, prej rreth 4 për qind në terma vjetorë. Nga ana tjetër, ngadalësimi i kërkesës vazhdon të diktojë ritme të ulëta të rritjes së të ardhurave buxhetore. Ndjekja e një politike fiskale të kujdesshme, ndonëse mund të japë një kontribut më të pakët në rritjen ekonomike të këtij viti, do të ndihmojë konsolidimin e treguesve fiskalë në nivele të shëndetshme, duke i shërbyer kështu më mirë qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike dhe ruajtjes së ekuilibrave makroekonomikë në afat të gjatë. Dy muajt e parë të vitit janë karakterizuar nga një vazhdimësi e ecurisë pozitive të treguesve monetarë. Oferta e parasë është rritur mesatarisht me 8.3 për qind në terma vjetorë, e mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave në valutë. Ndërmjetësimi i ulët i sistemit bankar ka krijuar pak hapësira për rritjen e parasë së gjerë në ekonomi.
Bankat arkëtojnë nga 50 për qind të totalit të mjeteve
Në fund të vitit 2009, veprimtaria e kreditimit, duke përfshirë edhe interesat e përllogaritura, zinte rreth 50.8 për qind të totalit të mjeteve të sektorit bankar, ose rreth 40 për qind të PBB-së. Ndërkohë, raporti i kredive me probleme ndaj vlerës së përgjithshme të portofolit të kredisë u ngjit në nivelin 10.5 për qind. Nevoja për rritjen e fondeve rezervë për përballimin e rrezikut të kreditit nga ana e bankave, ndikoi në rënien e rezultatit financiar të sektorit. Mbështetur mbi analizën e zhvillimeve të vitit 2009, vlerësohet që niveli i përgjithshëm i rrezikut për sistemin financiar dhe sektorin bankar, është ulur. Pritet që kreditimi të rritet në vitin 2011. Në përgjithësi, zhvillimet ekonomike do të ushtrojnë presion mbi situatën financiare të sipërmarrjeve të biznesit dhe të familjeve, të paktën në gjashtë muajt e parë të vitit 2010. Përmirësimet në ekonominë ndërkombëtare pritet të zbusin efektin ngadalësues mbi rritjen ekonomike në vend, të pakësimit të pritshëm dhe të nevojshëm të stimulit fiskal. Megjithatë, ky ndikim pozitiv pritet të bëhet më i ndjeshëm në gjysmën e dytë të vitit 2010, pas vendosjes në një gjendje më të stabilizuar të ekonomisë greke, si edhe pas ndikimit sezonal të turizmit. Vlerësohet që përkeqësimi i cilësisë së kredisë do të shënojë vlerën më të lartë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010 dhe do të stabilizohet në gjysmën e dytë të tij. Një përmirësim gradual por i qëndrueshëm i këtij treguesi, pritet të shfaqet në vitin 2011, theksohet në raport.
BSH: Remitancat do të ulen edhe në 2010
Rritja e papunësisë ne vendet e Evropës është reflektuar drejtpërsëdrejti dhe në rënien e të ardhurave nga emigracioni. Ne kushtet kur në Shqipëri më shume se 60 për qind e të ardhurave nga emigrantet përdoret nga familjet për konsum, rritja e papunësisë në vendet me emigracion të lartë të shqiptarëve si në Itali dhe Greqi, jep ndikim të padëshiruar dhe të rëndë në buxhetet e tyre. Gjatë vitit 2009, sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga emigracioni ranë me 6.39 për qind krahasuar me një vit me parë. Fatkeqësisht Komisioni Evropian ka parashikuar që edhe gjatë vitit 2010, papunësia në vendet evropiane do të vazhdoje të rritet, ajo mund të fillojë të ulet vetëm pas vitit 2011. Banka e Shqipërisë vëren në analizën e saj të fundit se dërgesat nga emigrantet mund të ulen edhe për shkak se bankat e vendeve ku ndodhen emigrantet do të rrisin ofert