Prifti:Shqipëria,reforma të mëdha në energjitik

Ministri i ekonomisë dhe energjitikës Dritan Prifti duke e cilësuar energjinë si sektori më tërheqës për investimet theksoi se qeveria ka ndërmarrë reforma dhe plane në këtë sektor.
Duke folur në forumin ekonomik "Crans Montana" Prifti theksoi se qeveria ka adoptuar një plan veprimi për energjinë dhe ka marrë hapa ligjore sipas planit të zbatimit.
Sipas tij Shqipëria synon që të bëhet një superfuqi energjitike duke shtuar se reforma është e fokusuar në garantimin e energjisë së rinovueshme.
Ai shtoi gjithashtu se qeveria ka disa objektiva ku më kryesorja është garantimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët dhe për ta bërë Shqipërinë edhe vendin me çmimin e energjisë më të lirë për konsumatorët.
Gjithashtu Prifti theksoi se janë bërë investime të mëdha në sektorin energjitik duke theksuar se tregu energjitik në vend po bëhet sipas direktivave të Bashkimit Europian.
Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria ka për synim ndërtimin e 36 impianteve energjitike ku një nga impiantet pritet të përfundojë në Devoll ndërsa një tjetër pritet të fillojë në Skavicë.