E Diel, 1 Nëntor 2026

USAID: Të krijohet Gjykata Administrative, lehtësira në investime



Gjykata Administrative duhet që të krijohet sa më shpejt pasi kjo do të krijonte lehtësira në investime ka deklaruar drejtori i ri i misionit të USAID-it në Shqipëri Joseph Williams. Gjithashtu Williams përmendi edhe infrastrukturën dhe luftën kundër korrupsionit si elemente me mjaft rëndësi për një ekonomi.
"Ngritja e Gjykatave Adminstrative është një çështje me mjaft rëndësi për ekonominë e një vendi. Sigurisht që ajo varet prej vullnetit politik dhe urojmë që ky vullnet të realizohet sa më parë. Krijimi i këtyre gjykatave është një portë drejt lehtësirave ekonomike që urojmë që të miratohet sapo parlamenti të filloj punën.Një vëmendje që USAID -i mendon se i duhet kushtuar vëmendje është edhe infrastruktura dhe lufta kundër korrupsionit. është e vërtetë se ka pasur mjaft përparime në ndërtimin e infrastrukturës por duhen ende investime .Gjithashtu vëmendje i duhet kushtuar edhe kuadrit ligjor për bizneset në mënyrë që vendi të thithë sa më shumë investime të huaja", u shpreh Williams.
Në Forumin e biznesit të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me USAID-in u diskutua për problemet aktuale ekonomike të vendit si dhe për mënyrën se si ato mund të zgjidhen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›