E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet rruga për ndarjen e parave të ish - të përndjekurve

29/06/2009  Botohet vendimi në Fletoren Zyrtare me listat e 1 034 përfituesve

Ligjërohet ndarja e fondit për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve. Pas botimit në Fletoren Zyrtare të listës me 1034 emra të përfituesve nga procesi i dëmshpërblimit të viteve të burgimit për këtë kategori, i hapet rruga ndarjes së fondit nga ana e Ministrisë së Financave në llogaritë e tyre rrjedhëse. Qeveria miratoi në mbledhjen e saj të fundit të datës 23 qershor listën me emrat e përfituesve dhe me fondin përkatës. Tashmë mbetet që qytetarët që janë të interesuar të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për përfituesit. Ministria e Financave ndjek procedurat e pagesës vetëm pasi ish i dënuari është përfshirë në listën e VKM-së. “Ministria e Financave është ngarkuar për të ndjekur vetëm pagesën sipas VKM-së duke depozituar direkt në llogaritë personale të ish të dënuarve ose të trashëgimtarit, apo trashëgimtarëve kur ish i dënuari nuk jeton,” - theksojnë burime të Drejtorisë së përgjithshme të Thesarit. Ministria e Financave do të ngrejë një sektor i posaçëm që do të ndjekë këtë procedurë këtë vit dhe në vazhdim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›