Gripi i derrit, tre raste të rënda në sanatorium
Papritur e pakujtuar qytetarët e prekur nga gripi i derrit janë ulur ndjeshëm. Nga 100 deri në 120 veta që paraqiteshin çdo ditë në shërbimin e Infektivit në spitalin "Nënë Tereza", tani ka më pak se 50 persona që paraqiten për shkak të shqetësimeve shëndetësore nga gripi i zakonshëm, apo i virusit AH1N1. Ashtu siç ka shpjeguar edhe Instituti i Shëndetit Publik, ulja e fluksit të të prekurve tregon se virusi AH1N1 është "kopuk". Shkaku i pakësimit të rasteve të identifikuara me grip derri, por edhe ulja e numrit të pacientëve që paraqiten pranë shërbimeve shëndetësore ende nuk është përcaktuar qartësisht, pavarësisht se ditët e pushimit për festat e nëntorit kanë dhënë më shumë kohë pushimi, një sistem më të fortë imunitar, si dhe më pak transmetim virusesh në klasa, si pasojë e mbylljes së shkollave.
Deri dje, nga analizat e kryera në laboratorin e virologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik rezulton se janë konfirmuar plot 305 raste të prekura nga AH1N1.
Rastet e rënda
"Kemi një ulje të fluksit të të prekurve nga gripi i derrit, ndërkohë që gjashtë rastet e rënda janë jashtë rrezikut për jetën. Por nga ana tjetër kemi tre raste të reja me probleme pulmonare të shtruar në sanatorium. Sigurisht po ndiqen me përparësi nga mjekët dhe janë në menaxhimin e tyre", sqaroi drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Sipas tij, të tre pacientët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe në trajtim të specializuar.
Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se ishin gjashtë raste të rënda me grip derri në dy spitalet e vendit: qendra spitalore universitare "Nënë Tereza" dhe spitali universitar i sëmundjeve të mushkërive, "Shefqet Ndroqi".
Pas tre ditësh pacientët dolën jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që për një kohë të gjatë ata kanë ndenjur në gjendje të pandryshueshme. Të gjitha rastet e rënda janë pacientë të cilët vuajnë edhe nga probleme të tjera shëndetësore, apo janë pacientë kronikë.
Situata
Deri tani në vendin tonë është regjistruar vetëm një pacient që ka vdekur për shkak të komplikacioneve nga gripi i derrit. Pacienti 57-vjeçar vuante dhe nga sëmundje të tjera, por gripi i derrit i ka sjellë edhe përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, duke çuar deri në humbje të jetës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në të gjithë vendin janë shpërndarë doza të tamiflusë, medikament ky me të cilin trajtohen rastet e dyshuara si të prekur me gripin e derrit.
Monitorimi i rasteve të prekura me AH1N1 do të jetë më i specializuar për rastet e rënda, duke ulur numrin e marrjes së kampionëve për pacientët e "thjeshtë" të cilët nuk kanë paraqitur komplikacione. Në vëmendje të specialistëve është monitorimi i situatës nëse aktualisht në vendin tonë po qarkullon kombinimi i dy viruseve në një, apo në rast se evidentohen mutacione të virusit.