Prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2010
Përpilimi i një liste me barna cilësore dhe me çmime të përballueshme për qytetarët do të jetë një nga prioritet e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2010. Ky vendim është marrë duke pasur parasysh kërkesën e lartë që kanë pacientët shqiptarë për blerjen e barnave cilësore. Sipas planit të punëve të Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin e ardhshëm do realizohet përshpejtimi i afateve kohore të regjistrimit të barnave.
Ky do të jetë një tjetër proces i rëndësishëm, pasi do të ndihmojë për të ulur abuzimet që shpesh herë kapen nga kontrollet e autoriteteve shëndetësore. Pullat e poshtëshënuara të barnave do të shërbejnë edhe për kontrollimin e datave të skadencës, në mënyrë që shëndeti i pacientit të jetë sa më i kontrolluar. Bari do jetë i pajisur me një kod të dyfishtë që do të shërbejë për kontrollin e rrugës që ndjek ai nga prodhuesi te pacienti.
Vendosja e bar-kodit global, si element i pullës së dyfishtë, do të shërbejë për të luftuar edhe fenomenin e hyrjes së barnave të falsifikuara në treg, i cili tashmë konsiderohet si një problem mbarëbotëror. Një tjetër proces që duhet të ketë përparësi të veçantë, sipas shëndetësisë, është ngritja e strukturave të farmakovigjilencës. Këto struktura synojnë ndërgjegjësimin e stafit mjekësor, për të evidentuar dhe raportuar efektet e padëshiruara apo mungesën e efektit të barnave të ndryshme, që nuk janë deklaruar nga fabrikuesi. Organizimi i shërbimit të urgjencës, si një sistem i standardeve të një cilësie të lartë, do jetë gjithashtu në qendër të objektivave të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin e ri 2010. Kjo do të realizohet në kuadër të së drejtës së individëve për të pasur kujdes shëndetësor cilësor, në rast urgjence. Realizimi i këtij procesi do të bëhet duke u mbështetur në Strategjinë e Shërbimit të Urgjencës, nëpërmjet planifikimit, drejtimit dhe bashkërendimit të të gjitha aseteve, për të arritur një sistem mbarëkombëtar të unifikuar në të gjithë vendin.
Sh. Mezini