Fier, mësuesit dhe aktorët e teatrit mbeten pa paga
Të gjithë mësuesve të Qarkut të Fierit u është vonuar paga me më shumë se gjashtë ditë, ndërsa aktorëve dhe administratës së bashkisë dhe qarkut, prej më shumë se 10 ditësh.
Ndërsa ecejaket në bankomate të arsimtarëve dhe administratës kanë qenë të shpeshta gjatë javës së fundit, në Drejtorinë Rajonale të Arsimit në Fier pohojnë se është Ministria e Financave ajo që ka shkaktuar vonesën në fjalë.
Mësuesit
Pagat për arsimtarët e Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës është vendosur që të ndahen në datat 3 dhe 4 të çdo muaji. Por edhe pse data është 12, asnjë nga mësuesit e tri rretheve nuk ka mundur të marrë pagën për muajin e kaluar.
Vonesa është konstatuar, ndërsa ata u janë drejtuar bankomateve të bankave të nivelit të dytë. Përfaqësuesit e këtyre të fundit u kanë thënë arsimtarëve të interesuar se "ende nuk është bërë derdhja e parave".
Me këtë përgjigje jo të këndshme dhe të pritshme, arsimtarët kanë një javë që po përballen. Ata janë ankuar fillimisht te drejtuesit e shkollave. Këta të fundit kanë marrë kontakt me Drejtorinë Rajonale të Arsimit, por nuk kanë marrë përgjigje zyrtare. Burime jozyrtare nga DRA e Fierit bëjnë të ditur se vonesa e pagave është shkaktuar nga Ministria e Financave.
Aktorët dhe administrata
Edhe aktorët e teatrit "Bylis", si dhe administrata e Këshillit të Qarkut dhe e bashkisë po përballen me vonesën e pagave. Në Bankën Kombëtare Tregtare, nëpunësit e administratës së Këshillit të Qarkut janë paraqitur për më shumë se 10 ditë me radhë dhe ende nuk kanë marrë përgjigje për pagën. Ndërkohë që në degën e "Raiffesien Bank", ku marrin pagat aktorët e teatrit "Bylis", konfirmojnë se fondi i pagave të tyre nuk është çelur ende.
M.Troka