E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë- Shqiptarët heqin barrikadat serbe në veri

Mitrovicë- Pas disa ditësh thirrjeje qeverisë për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, një grup shqiptarësh kanë shkuar vetë dhe i kanë larguar ato.

Sipas mediave vendase një grup personash kanë përdorur nje eskavator për largimin e barrikadave në rrugën pranë Leposaviçit,

Hapja e kësaj rruge ka sjellë dhe lirimin e 4 fshatrave, Koshtocës, Vllahisë, Bistricës dhe Cerrajës.

Mësohet se të pranishme kanë qenë dhe forcat e KFOR- it por nuk kanë ndërhyrë për ti ndaluar.

Ndërsa në mëngjes një grup të rinjsh kanë protestuar para selisë së EULEX- it në Mitrovicë dhe sipas tyre sjellja e njëanshme e tyre po provokon durimin dhe maturinë e qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›