Kreditë për shtëpi, kredimarrësi paguan 3 fishin e vlerës në afatin e maturimit
Duke shqyrtuar një rast klasik të një kredie për shtëpi me vlerë 100 mijë euro dhe afat kthimi 20 vjet. Në rastin e parë në një prej bankave në vend se kësti mujor për kredinë 100 mijë euro ishte 1125 euro. Pas një shumëzimi të thjeshtë rezulton se 240 muaj më vonë bankës do ti paguajmë 270 mijë euro, ose 170 mijë euro më shumë nga marrim. Në një tjetër bankë mësohet se me një këst mujor prej 981 euro. Kjo do të thotë se pas 20 vjetësh banka do të marrë 235 mijë e 440 euro. Llogaria e thjeshtë tregon se bankës i paguhen si interes kredie 135 mijë euro. Në rastin e tretë pas përllogaritjeve del se në total bankës i paguhen në 20 vjet për 100 mijë euro të marra 221 mijë e 520 euro ose 121 mijë e 520 euro interesa. Një tjetër bankë që operon në vendin tonë këtë produkt e ka me 900 euro interesa mujore. E përllogaritur me të njëjtën formë del se bankës i kthehen 216 mijë euro principal dhe interesa ose e thënë ndryshe 116 mijë euro më shumë nga se klienti merr. Në bankën tjetër nuk mund të adresohesh për kredi në vlerën 100 mijë euro për 20 vjet kësti mujor i kërkuar ishte 868 euro. Pas 20 vitesh këtu duhet të kthehen 208 mijë e 320 euro interesa dhe principal. Duke i konsideruar komisionet të njëjta për të gjithë bankat rezuton se ndryshimi mes bankave për të njëjtin produkt është 62 mijë euro. Pak ditë më parë Guvernatori i bankës së Shqipërisë e njeh faktin dhe deklaron kështu "Banka e Shqipërisë ia ka shtruar tapetin e kuq, sistemit bankar financiar për të monitoruar dhe ulur në një mënyrë sa më eficente kostot e sistemit, kështu që mbetet sistemi financiar të përshtatet sa më mirë me uljen me efektivitet të këtyre kostove", është shprehur Ardian Fullani, Guvernator i BSH. Por ajo që askush nuk e thotë është fakti se këto 62 mijë eurot që ndryshojnë nga banka në bankë i paguan konsumatori dhe kjo vetëm për një arsye, për mungesë transparence.
Last Updated on E Premte, 09 Prill 2010 18:46