Kreditë, Shqipëria më e shtrenja

Kredia në euro për blerje shtëpie në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit është mesatarisht me më shumë se 100 euro për këst mujor më e shtrenjtë. Për të konkretizuar atë që raporti i Bankës Botërore e shprehte në ndryshime të spredit të kredive me rreth 3 pikë përqindje më shumë, ne morëm si shembull kredinë që ofrojnë në vendet e rajonit dy prej bankave të mëdha që operojnë në Shqipëri.
Ju referuam burimeve zyrtare të Raifassen Bank e cila operon në shumicën e vendeve të rajonit nga ku rezultoi se për një kredi 100 mijë euro me afat kthimi 20 vjet në Shqipëri paguhet më shtrenjtë. Për këtë kredi në vendin tonë konsumatori paguan një këst mujor prej 950 euro. Për të njëtën kredi në Serbi kësti mujor është 805 euro. Kjo shifër është e barabartë edhe me këstin që duhet paguar për këtë bankë në Kroaci dhe në të dy rastet cmimi është 145 euro në muaj më pak. Shifra ndryshon për Bosnjën ku kësti mujor është 873 euro ose 77 euro më pak se në Shqipëri.
Bazuar në shifrat e mësipërme rezulton që e njëta bankë në Shqipëri për 100 mijë euro kredi merr 228 mijë euro ndërsa në Serbi e Kroaci merr 193 mijë euro ose 35 mijë euro më shumë. Diferenca Shqipëri- Bosnjë është 21 mijë euro më shumë.
Një shembull tjetër që morëm është ndryshimi Shqipëri- Serbi për bankën Intesa. Për kredinë 100 mijë euro kësti në Serbi është 895 euro, ndërsa në Shqipëri 968 euro. Edhe këtu diferenca është e dukshme, 18 mijë euro më pak në total.
Kredia 100 000 euro
Afati 20 vjet
Raiffasen Bank Shqipëri Serbi Kroaci Bosnjë
Kësti 950 805 805 873
Për të kthyer 228000 193000 193000 207000
Diferenca 0 35000 35000 21000
INTESA SP Shqipëri Serbi
Kësti 968 895
Për të kthyer 232000 214000
Diferenca 0 18000