Gjermania: Ndihmat ndaj Athinës, me kushte

Ministri i Jashtëm gjerman, Gudo Vestervele, tha se Gjermania kundërshton dhënien e ndihmës financiare Greqisë nëse Athina nuk prezanton paraprakisht një program të besueshëm për zvogëlimin e borxheve.
"Nëse vendosim tepër para në tavolinë, do të shihni se detyra e shtëpisë në Greqi nuk do të bëhet me zellin dhe disiplinën e nevojshme. Në Greqi fillimisht duhet të bëhet konsolidimi i buxhetit. Nuk mundet që taksapaguesi evropian t'i mbulojë gabimet e ndonjë vendi", tha Vestervele. Ministri i jashtëm gjerman i bëri këto komente në Luksemburg, ku po takohet me homologët e tij nga vendet e Bashkimit Evropian. Ndërkaq, në Greqi kanë hyrë në grevë punonjësit e portit të Pireut kundër masave drastike të marra nga qeveria "Papandreu". Ata kanë protestuar kundër vendimit për heqjen e detyrimeve financiare të kroçerave për kompanitë e huaja në Greqi. Ndërkaq të martën shoqatat e punonjësve, mësuesve dhe avokateve kane paralajmëruar një greve masive në Greqi kundër vendimit të qeverise për marrjen e borxhit financiar prej 30 miliardë eurosh nga FMN.