E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditimi 5 bashki dhe nje komune marrin kredi ne banka

Sikurse individët ashtu edhe bashkitë kanë aplikuar për kredi pranë bankave të nivelit të dytë. Madje, këto të fundit kanë një nevojë të lartë për kredi, duke qenë se të ardhurat e tyre realizohen më pak se plani. Llogariten 5 bashki dhe 1 komunë, që ka marrë kredi pranë bankave që nga vitit 2008, ligji për huamarrjen vendor hyri në fuqi. Sipas ekspertes së financave për pushtetin vendor nuk ka asnjë aplikim për vitin 2012, duke dëshmuar për një hezitim të pushtetit vendor për të marrë hua. Një fakt i tillë ka mundësi të lidhet me vitin zgjedhor, kur pushtetit vendos ishte i angazhuar realizimin e këtij procesi.

Po ashtu, mungesa e kërkesës për kredi nga bashkitë lidhet edhe me faktin se ligji për huamarrjen është një ligj konservator dhe si i tillë imponon kushte shumë të vështira, për përfitimin e një kredie. Në këtë kontest, edhe bankat janë bërë më pruduknte ndaj dhënies së kredive, në kushtet e një krize financiare ndërkombëtare.

Kredia për bashkitë jepet vetëm për dy qëllime: injektimin e likujditetiti për institucionin si dhe realizmin e investimeve kapitale. Në një takim të përbashkët me përfaqësues të bashkive si dhe bankave, kryetari i Bashkisë Lezhës, Viktor Tushaj prezantoi procesin e kredisë së marrë nga kjo bashki me qëllim ristruktimin e një rruge në qytet. Po ashtu, në këtë takim u prezantoi edhe manuali që do të ndihmoj bashkitë dhe komunat në përfshirjen e e praktikave të huamarrjes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›