Kriza e borxhit kushton 200 miliarde euro mbi bankat
Kriza e borxhit Sovran në Eurozonë, do t’u rëndojë bankave të Europës mbi 200 miliardë euro.
Në raportin e Stabilitetit Financiar Global, FMN ka evidentuar impaktin direkt që mund të ketë kriza mbi institutet europiane të kreditit.
Sipas raportit, bankat duhet të shtojnë kapitalin në mënyrë private , por mund të nevojiten edhe fonde publike.
Ndërkohë Banka Qendrore Europiane ka ndërhyrë për herë të dytë brenda javës, në furnizimin me likuiditet në dollarë për bankat e eurozonës.
FMN parashikon se kriza e borxhit Sovran në eurozonë do të ketë një impakt direkt mbi bankat e Kontinentit të vjetër me një vlerë prej 200 miliardë eurosh dhe bankat duhet të rikapitalizohen për të përballur humbjet e mëdha.
Në raportin simestral të stabilitetit financiar global, FMN, sqaron se reduktimi i parashikimeve nuk do të thotë nevojë për capita të ri të instituteve të kreditit.
Më tepër lidhet me masën e rritjes së ekspozimit mbi borxhet sovrane në dy vitet e fundit.. raporti vë në dukje se në dy muajt e fundit janë shtuar në mënyrë të ndjeshme rreziqet për stabilitetin financiar në nivel global dhe FMN u bën thirrje vendeve më në rrezik të përshpejtojnë ndërhyrjet mbi llogaritë publike ashtu sikurse edhe masat për fuqizimin e bankave.
Nëse një vend realizon me sukses masat për shëndetin e llogarive publike duke dhënë një besim afatgjatë, tensionet mbi borxhin ulën duke reduktuar kështu edhe presionin mbi bankat, thuhet në raportin e FMN. Sipas raportit bankat duhet të shtojnë kapitalin në mënyrë private , por mund të nevojiten edhe fonde publike.
Por për vendet që nuk kanë hapësirë për të manovruar, duhet të lejojnë fondin shpëtimit të mbështesë rritjen e kapitalit në banka.
Ndërkohë BQE, ka publikuar së fundmi rregulla të reja mbi garancitë që bankat duhet të ofrojnë për të marrë hua nga Eurotower. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në një janar të 2012-ës.
Në detaj banka qendrore e Frankfurtit, nga njëra anë liron rregullat përsa u takon bonove të emetuara nga bankat, të cilat i ka bërë të ligjshme, nëse tregtohen në tregjet e rregulluara, nga ana tjetër ngushton instrumentat e borxhit të pasiguruar të dhënë nga bankat.
Bëhet fjalë për ato mjete të cilat mund të përdoren si kolateral që nuk i kalon 5% të totalit të garancive të ofruara. Ndërkohë BQE ka shtyrë për në 2013-ën përcaktimin e kufirit minimal i aplikuar për të gjithë instrumentet e pranuar në Eurotower.
Gjithashtu BQE, i ka dhënë një hua prej 500 milionë dollarë një banke të Eurozonës, me afat një javor dhe me një normë fikse prej 1,07%. Kjo është ndërhyrja e dytë brenda një jave që instituti i Frankfurtit ofron likuiditet në dollarë për ato banka që kanë vështirësi për kapital në monedhën amerikane.